TIRANË- Detaje të reja mësohet për ngjarjen e rëndë në Dajt, ku u gjet kufoma e dekompozuar e një burri. Burime për Opinion.al thanë se ngjarja është mësuar nga telefonata e një bariu në zonën e Priskës në Dajt. Më pas ai ai është marrë në pyetje dhe ka dëshmuar: “Kam qenë në pyll, po qendroja në këmbë, ndërsa qeni gërmonte disa metra më larg. E kam thirrur disa hera sepse doja të largoheshin, por qeni nuk po më bindej. Kur u afrova, pashë se po tentonte të nxirre një kufomë që ishte varrosur në një gropë të cekët. Aty në vend lajmërova direkt policinë”. Kjo ka qenë dëshmia e bariut mbi ngjarjen.
Sakaq trupi i dekompozuar është dërguar në morg. Ende nuk dihet prej sa kohësh është varrosur dhe asgjë tjetër rreth kësaj ngjarje të rëndë. /Opinion.al/