Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet dënimi për shpifje për Bashën, çfarë shkruan gjyqtari në vendim

2019/01/21 at 6:54 PM
në Kryesore, Politikë, ZZinstant
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet dënimi për shpifje për Bashën, çfarë shkruan gjyqtari në vendim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u dënua sot nga Gjykata e Tiranës me 50 mijë lekë gjobë, për shpifje kundër deputetit socialist Taulant Balla.


Balla e paditi Bashën, me pretendimin se ky i fundit kishte shpifur në Parlament kur tha se kreu i grupit parlamentar  socialist ishte porositësi i 3.4 milion eurove që do të vinin me dy makina Toyota Yaris.

Siç shikohet nga zbardhja e vendimit të siguruar nga gazeta “Panorama”, gjykatësi është mjaftuar vetëm me nenin për shpifje në dënimin e z. Bashas si edhe gjobën.

Ndërkohë që mungon verifikimi i barrës së provës, që provon shpifjen e z. Basha.

Më 24 qershor, vetëm disa ditë pasi Basha kishte akuzuar Ballën nga foltorja e Parlamentit si porositësin e 3.4 milion euro që do të vinin me Toyota Yaris, makinat me euro u kapën në Portin e Durrësit.

VENDIMI

Në emër të Republikës

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga gjyqtar Gerd Hoxha asistuar prej sekretares gjyqësore Znj. Silvi Xhakolli sot më datë 21 janar 2019, me pjesëmarrjen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuar nga prokurori Z. Agron Gjana, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, kërkesën penale me nr. 208 akti, me;

Viktima akuzuese: Taulant balla, i biri i Kasëm dhe i Fatime, i dtl. 12.08.1977,

lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë Rr. “Reshit Petrela”, shqiptar, i martuar, arsimi i lartë, i padënuar, përfaqësuar në gjykim nga Av. Genjtna Rumano.

I akuzuar: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe i Remzije, i dtl.12.06.1974, lindur dhe banues në TIranë, Rr “Demor Gashi”, Nr.3, shqiptar, i martuar, i padënuar, përfaqësuar në gjykim nga Av.Ivi Kaso dhe Av.Gazmend Bardhi.

Palë e interesuar: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë përfaqësuar në gjykim nga prokurori z. Agron Gjana.

Akuzuar: Për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal.

Gjykata, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pasi administroi provat shkresore; dëgjoi viktimën akuzuese Z. Taulant Balla që kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin e të akuzuarit Z. Lulzim Basha për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes” së kryer botërisht, parashikuar nga neni 120/2 i KP’

dëgjoi mbrojtësit e të akuzuarit Z.Lulzim Basha që kërkuan pafajësi ose pushimin e gjykimit;

…

nga neni 120/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të akuzuarit me 50 000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë. Në aplikim të nenit 34 të KP, i akuzuari Lulzim Basha do ta paguajë këtë gjobë brenda një afati prej 6 muajsh, nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë.

Shpenzimet procedurale në ngarkim të të akuzuarit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij, në Gjykatën e Apelit Tiranë.

 

 

 

Etiketa: lulzim bashashpifjetaulant ballaToyota Yaris


Ju sugjerojmë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

Berisha: Rama po kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët për Ballukun

9 Shkurt, 2026 2:15 pm
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës
Kronikë

Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 2:13 pm
“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit
Kryesore

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit

9 Shkurt, 2026 1:35 pm
Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt
Kronikë

Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt

9 Shkurt, 2026 12:50 pm
“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”
Kryesore

“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”

9 Shkurt, 2026 12:16 pm
Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së

9 Shkurt, 2026 10:57 am
Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
Aktualitet

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

9 Shkurt, 2026 10:48 am
Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
Aktualitet

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

9 Shkurt, 2026 9:01 am
Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:23 am
Para
Rama: Kemi gati padinë ndaj Presidentit, shkeli Kushtetutën

Rama: Kemi gati padinë ndaj Presidentit, shkeli Kushtetutën

Video/ Ylli i ri i Milan, shikoni çfarë “biçiklete” i bën kundërshtarit

Video/ Ylli i ri i Milan, shikoni çfarë "biçiklete" i bën kundërshtarit

Dy fytyrat e personalitetit tuaj- Horoskopi zbulon tiparet e dyfishta të çdo shenje

Astrologët: Ky vit do të jetë i shkëlqyer për këto 4 shenja
















TE FUNDIT

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
9 Shkurt, 2026

Irani është gati të zvogëlojë rezervat e uraniumit të pasuruar shumë nëse Shtetet e Bashkuara heqin “të gjitha sanksionet”, tha...

Lexo më shumë

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
9 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia nuk ka plane për të sulmuar Europën. Megjithatë, Lavrov nënvizoi se nëse...

Lexo më shumë

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
9 Shkurt, 2026

Princi William dhe Princesha Catherine shprehën shqetësim për viktimat e Jeffrey Epstein në një deklaratë, masa e fundit nga monarkia...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
9 Shkurt, 2026

Partia Demokratike do të mbajë të martën e 10 shkurtit protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com