Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet debati/ Rama i ulërin Mimoza Hafizit, përplaset dhe me Daden

2016/05/11 at 9:27 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PS hap dyert, por vetëm për fjalën e Ramës: Unë i pari Kryeministër në Shtëpinë e Bardhë

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist është përfshirë dje nga debatet pas largimit të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Mësohet se Rama ka debatuar ashpër me Mimoza Hafizin. Kjo e fundit i ka kërkuar shpjegime ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, për shkarkimin e një mësueseje në Peshkopi vetëm pse ajo ka marrë pjesë në një takim me të dhe deputetin Ben Blushi.


“Në Peshkopi një mësuese u shkarkua me motivacion banal, vetëm pse kishte marrë pjesë në takimin që unë dhe kolegu ynë Blushi zhvilluam atje me një grup socialistësh. Kjo është shumë e rëndë dhe ne nuk e kërkuam votën në 2013 për të përndjekur dhe persekutuar njerëzit pse mendojnë ndryshe. Kërkoj një shpjegim nga ministrja e Arsimit meqë është këtu”, mësohet t’i jetë drejtuar Hafizi ministres së Arsimit Nikolla.

Nga ana e saj, ministrja e Arsimit ka shpjeguar se largimi i mësueses nuk ka qenë e lidhur me pjesëmarrjen e saj në atë takim, por sepse ka zhvilluar kurse private të cilat janë të ndaluara me urdhër të saj, raporton Panorama.

“Unë u interesova dhe u informova nga Drejtoria Rajonale në Peshkopi se largimi i mësueses është bërë për shkak se ajo i detyronte nxënësit të ndiqnin kurse private me të, në këmbim të një note më të lartë. Ajo ka qenë paralajmëruar ndërsa detyrimin që i bënte nxënësve për kurse private e kanë pohuar vetë nxënësit, në mënyrë anonime përmes një sondazhi. Por nuk janë arsyet e shkarkimit ato që pretendon ti. Është e padrejtë”, mësohet të jetë përgjigjur ministrja Nikolla.

Por deputetja Hafizi e ka kundërshtuar këtë shpjegim të saj, duke thënë se kjo është e gënjeshtër, gjë që ka nxitur kryetarin e PS-së Edi Rama t’i drejtohet Hafizit, duke kërkuar uljen e saj dhe të mos flasë me atë gjuhë.

“Ministrja gënjen, ose kështu ta kanë servirur. Unë i kam të vërtetuara këto që them, nuk kam asnjë interes që t’i paraqes gjërat kështu”, mësohet të ketë thënë deputetja Hafizi.

“Ç’është kjo gjuhë? Ulu aty ti… ulu! S’ke të drejtë të flasësh, mbylle gojën! Kush ta dha të drejtën ty? Ulu…! ulu…!”, ishte reagimi i Ramës ndaj Hafizit, reagim që ka nxitur një debat të fortë në Grupin e PS-së.

Deputetja Hafizi ka kërkuar të marrë fjalën që të sqarojë rastin, por Rama nuk e ka lejuar të vazhdojë me tej.

“Çfarë është kjo gjuhë? Po kërkoj ta sqaroj dhe të mos thuhen të paqena”, mësohet t’i jetë përgjigjur Hafizi-Ramës, e cila më pas ka dalë nga mbledhja duke përplasur derën.

Deputetja është parë të lërë selinë e Partisë Socialiste e tronditur, ndërsa mësohet se ajo ka vendosur të mos marrë më pjesë në mbledhjet e Grupit Parlamentar socialist.

Por pas ikjes së Hafizit nga mbledhja e grupit, ka reaguar deputetja Arta Dade, e cila i është drejtuar kreut të PS-së me tone kritike për gjuhën e përdorur prej tij ndaj koleges së saj.

“Çfarë është kjo gjuhë që përdor ti kryetar?! A mund t’i drejtohesh një deputeteje, një zonje, një profesoreshe me këtë gjuhë?! Pse nuk i jepni të drejtën e fjalës?”, mësohet të jetë shprehur Dade, e cila nuk është ndalur aty, por ka kërkuar reagimin e deputeteve femra në grupin e PS-së, por dhe të kryetarit të Grupit, Gramoz Ruçi.

“Si ka mundësi që ky grup parlamentar është katandisur në këtë derexhe? Kryetari i partisë, i cili flet në media se mbështet gratë, madje kërkon të shtojë numrin e grave në Parlament, flet me këtë gjuhë me një profesoreshë, e cila ngriti një çështje parimore?! Unë çuditem edhe me gratë e tjera deputete që dëgjojnë këtë gjuhë dhe heshtin”, është shprehur Dade, ndërsa kreu i Grupit ka mbyllur mbledhjen.

 



Ju sugjerojmë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Para
Arian Çani: “Rivalët e mi i mund me Xhesikën dhe Kallashin”

Arian Çani: "Rivalët e mi i mund me Xhesikën dhe Kallashin"

Video/ Veliaj: Predikimin nga partia që shkatërroi mjedisin nuk e pranoi

17-katëshi te Liqeni, Veliaj: Të rrëzojmë trupën gjykuese me protesta

E akuzoi PD/ Babai i Lekë Tunës: Djali im nuk ka lidhje me trafik makinash

Tension me zyrtarët e shtetit, 60 vjeçari shkreh armën në Shkodër

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com