Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kamera e fshehtë/ Rryshfeti, si i merr pedagogia e Vlorës paratë e studentëve

2016/11/23 at 12:52 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kamera e fshehtë/ Rryshfeti, si i merr pedagogia e Vlorës paratë e studentëve

Shitja e provimeve me para është një rast që ndodh rëndom edhe pse një ditë më parë, prokuroria e Shkodrës njoftoi një sërë arrestimesh, pedagogë, sekserë dhe studentë, që kryejnë të tilla veprime.


Duket se e tillë skemë, po sofistikohet çdo ditë e më tepër.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop”, tregon rastin sesi pedagogia e Shkencave, Dorina Mino, e cila jep lëndën e Sistemeve Operative, pranë universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, i jep provimet studentëve të saj kundrejt një pagese prej 15 mijë lekësh të reja për çdo të tillë.

Takimi me pedagoge Dorinën

Studentja – Presore, erdhi gjë presore Dorina?

Përgjigjet pedagogia kalimtare– Po aty është.

Studentja– Presore përshëndetje! Erdha drejt, më morën në telefon nga shpia, më duhej të largohesha. Tani me X, (sekserja) nuk është se kam pasur shumë mundësi të flas, se më ndodhi një aksident i vogël në shtëpi. Më kanë humbur disa gjëra dhe telefonin s’e kam për momentin.Tani për pagesën, për një lëndë?

Pedagogia – Fol me X….

Studentja – Ëëë.. Presore, më duhet të iki tani prandaj po, erdha tek juve. Sic ju thashë më mori. Isha me dajën tani dhe kam pak mamin në spital, presore dhe nuk jam mirë. Tani për pagesën është sa ishte në kurs apo…?

Pedagogia – Sa ishte në kurs, sa e kanë pasur të tjerët.

Studentja – Me 120 (mijë lekë të vjetra) apo..

Pedagogia – E mi aq sa të tjerët edhe ti, sa shoqet.

Studentja – Ok! Atëherë, unë kam dy lëndë. A t’jua jap lekët që tani sepse..

Pedagogia – Jo nuk do m’i japësh mua, do t’ia japësh asaj.(sekseres)

Studentja – Ok!

Pedagogia– Ik, tani ta mbyll edhe unë këtë.

Studentja – Ok! Duhet t’i jap Ermelindës 240 (mijë lekë të vjetra).

Pedagogia – Po.

Studentja – Ok në rregull! Faleminderit!

***

Pas bisedës së zhvilluar me pedagogen Dorina Mino, studentja detyrohet të takojë sekseren e rekrutuar nga vetë pedagogia, për t’i dorëzuar lekët, për dy lëndë. Por edhe vetë sekserja është studente e Dorina Minos, e cila edhe ajo ka paguar për provimet që nuk ka marrë.

Sekserja – Ajo s’bën kurrë për ne, vdektë në vend! U çfarë njeriu!… U çfarë robi, si s’i vjen keq moj, si… nuk e di unë çfarë njeriu paska qenë. Njeri pa shpirt. Ajo është…

Studentja – Moj çoji edhe mesazh ti asaj. Presore thuaj, m’i dha lekët …. thuaj, më dha 300. (mijë lekë të vjetra) Edhe thuaj, rregulloja atë, thuaj..

Sekserja – Pikët.

Studentja – Pikët në sistem, thuaj.

Sekserja – Po, e di vetë ajo. Na thotë edhe mos e zgjat më, pa mirë. Ua nuk e ke idenë, sesi ndihem.

Studentja – Çfarë po i shkruan?

Sekserja – Në rregull, i thashë.

Studentja – I the, që ia mora.

Sekserja – Po, pa merak moj…, se nuk jam …

Studentja – Nuk po them tek ty, kam hall tjetër. Kam hallin e saj.

Sekserja – Ajo do ta rregullojë, se s’bën, se ndryshe kemi ne çfarë i bëjmë pastaj. Unë i bëj… Qysh t’i marri ajo lekët?

Studentja – Po sa lekë mori tani, për semestrin e dytë ajo?

Sekserja – Ajo, 120 mori, në kurs po them.

Studentja – Në total?

Sekserja – Ëë në total…Po di unë…Po mori shumë. Çfarë thua o …., ishte gjithë klasa.

Studentja – Po ti, sa i dhe asaj?

Sekserja – Unë, që më dhanë këta, që nuk vinin në kurs, ë.. 700- 800 (mijë lekë të vjetra). Unë ia dhashë të tëra njëherësh. Ça 700? Një milionë e ca. 900 (mijë lekë të vjetra) mbaj mend, që kisha dhe ikja me frikë rrugës, se kisha gjithë ato lekë.

Studentja – Ëhë.

Më pas, studentja i jep shumë prej 300 mijë lekësh të vjetra, për dy provime. Në këtë bisedë të filmuar, përmendën mjaft emra studentësh që janë bërë pjesë e skemës së Dorina Minos, e cila shfrytëzon postin e saj si pedagoge, pranë universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Studentja – Shiko! Hajde ulemi në një tavolinë tjetër, sa të them nja dy gjëra unë.

Sekserja – Për çfarë?

Studentja – Epo hajde, se fola edhe pak me Dorinën, po hajde.

Sekserja – Çfarë tha ajo? Pse s’ia dhe lekët vetë?

Studentja – Nuk m’i mori moj. Unë prandaj po them. Hajde ulemi pak andej.

Sekserja – Qysh t’ia jap unë asaj lekët, moj?!

Studentja – Po prandaj, po them. Hajde ulemi pak veç , çfarë do bëjmë tani?

Sekserja – O… po pse s’i the, që presore nuk e takoj dot X (sekseren).

Studentja – I thashë. O presore, kam mamin në spital, i thashë …

Sekserja – Nuk e takoj dot X, (sekseren) ia jepje lekët. Pse s’i merrte ajo?

Studentja – Nuk i merrte.

Sekserja – Më dërgoi mesazh mua dje ajo. Nuk i marr lekët nga ata (studentët) mblidhi ti.

Studentja – Shiko…Unë..

Shoqja – Ti i ke lekët tani?

Studentja – I kam moj lekët e saj. Po tani… Ej, dëgjo këtu..

Shoqja – Çoja edhe të kësaj, edhe mos merr më lekë. Se do hapet ndonjë nam andej nga shkolla dhe do thojë: i mblidhte lekët X (sekserja). Jepi dhe të … dhe mos i jep më, se e ha sa krahu.

Sekserja – Hajt, të më kalojnë më ata. Sa turp më vjen.

Shoqja – Jepi edhe të … ti, se s’ka kujt t’ia japi ajo dhe mos i merr më njeriu. Thuaji: ik jepja pedagoges vetë.

Studentja – Edhe asaj thuaj, që nuk merrem më. Hajde ulemi neve, t’i jap me stil unë, hajde ulemi atje.

Sekserja – Futi tek çanta.

Studentja –Shiko, dëgjo këtu! Shiko, ajo mua më tha: i thashë unë presore aq sa ka qenë? Se s’doja t’i thoja a do 150 (mijë lekë të vjetra).

Sekserja – Ajo më tha mua 150 (mijë lekë të vjetra), lajmëroji. Ja ku e kam mesazhin (tregon telefonin). I thuaj tha, që është një e gjysëm,150. Dale Dorina. Shumë, shumë faleminderit, më thotë mua. Edhe po munde X… lajmëroji pak, që është një e gjysëm, pa të bezdisur. Më fal, që të bezdisa. I thashë unë, s’ka problem.

Studentja – I thashë unë, presore aq sa ka qenë në kurs, i thashë unë 120? Aq tha. Tani për dy lëndë, të jap 240 i thashë unë? Fol me X, tha ajo.

Shoqja – Kam hall, se po ia dhe 120, s’të kalon ajo.

Sekserja – Merr lekë, pa iu dridhur dora. Nuk i bën përshtypje fare moj, fare. Nuk do t’ia dijë fare, po të them.

Studentja– Po mirë, përvec meje, tjetër i ka dhënë lekë asaj?

Sekserja – I kanë dhënë … e këta cunat. …. i dha 300 (mijë lekë të vjetra) asaj, për të dyja.

Studentja – 150 mijë lekë një.

Sekserja – I dha edhe njëri, 150 për një lëndë. Se ajo bën edhe pyetje, nuk kisha çfarë t’i bëja. Sa i ke thënë ti, aq thuaj edhe mos ta zgjasim më.

Studentja– Na këtu, X nuk kam kohë , nuk kam marrë as portofol sot. I kam marrë, futur në xhep.

Sekserja – Ashtu, të shikojnë të tërë.

Studentja – Hë, moj hë, se lekët e qirasë po të jap. 150 (mijë lekë të vjetra).

Sekserja – Ah, mos i hëngërt!

Studentja –Atë thuaj, se i kam edhe 50-tëshe. Numëroji edhe një herë, sa kam. Numëroji moj, sa kam.

Sekserja– Nuk i numëroj dot. Pa pikë turpi i merr ajo, hë…

Studentja – E unë s’të thashë, qysh i merr.

/Tv Klan



Ju sugjerojmë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Para
Video/ Ellen DeGeneres përlotet teksa merr medaljen më të lartë civile nga Obama

Video/ Ellen DeGeneres përlotet teksa merr medaljen më të lartë civile nga Obama

PD ‘ofensivë’ në Kuvend, Islami shan Bushatin: Ca ministri je ti, rrugaç!

PD 'ofensivë' në Kuvend, Islami shan Bushatin: Ca ministri je ti, rrugaç!

Foto/ Arrestohet djali 16 vjeçar i Madonna-s për këtë arsye

Foto/ Arrestohet djali 16 vjeçar i Madonna-s për këtë arsye
















TE FUNDIT

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
12 Tetor, 2025

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
12 Tetor, 2025

Dy shtetase kineze jane arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni, në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se në lagjen...

Lexo më shumë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
12 Tetor, 2025

Gazetari Blendi Fevziu, I cili ka ndjekur nga stadiumi i Leskovacit ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka ndarë në rrjetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com