Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen përgjimet për gjyqtaren e korruptuar: A ta sjell atë porosinë?

2016/07/19 at 8:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhen përgjimet për gjyqtaren e korruptuar: A ta sjell atë porosinë?

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, Petraq Dashi, i dyshuar si ndërmjetës i afer­ ës korruptive prej 50 mijë eurosh në Gjykatën e Lartë, i ka drejtuar këtë pyetje në telefon bashkëshortit të gjyqtares Majlinda Andrea paraditen e 11 korrikut. Biseda e përgjuar është një nga provat kryesore të Prokurorisë në hetimin kundër gjyqtares Andrea, bashkëshortit të saj, të dyshuar si të përfshirë në skemën korruptive për dhënien e një vendimi në favor të palës së interesuar.


Sipas dosjes së Prokurorisë, përgjigjja e bashkëshortit të gjyqtares ka qenë: “Silli që sot. Sa më shpejt, aq më mirë, se është vapë dhe ikin këta”. Rreth orës 19:15 të po kësaj date, i dyshuari Dashi është fotografuar dhe filmuar nga agjentët e Forcës Operacionale teksa ka takuar në një lokal në kryeqytet bashkëshortin e gjyqtares.

Ai i ka lënë Odhise Andreas në dorë një qese të mbështjellë me letër, ku dyshohet të kenë qenë 50 mijë eurot. Për Prokurorinë, ky fakt provohet nga një tjetër bisedë e përgjuar e të dyshuarit Dashi, e administruar në dosje. Pas takimit me Odhise Andrean, i dyshuari Dashi ka telefonuar një familjar të tij, të cilit i ka thënë:

“Sapo dorëzova atë porosinë dhe pas dy ditësh do të dalë vendimi”. Përgjimet telefonike dhe vëzhgimet ambientale janë provat kryesore për rastin korruptiv që dyshohet të jetë konsumuar nga një anëtar i Gjykatës së Lartë.

DOREZIMI I PARAVE

Gazeta “Panorama” ka siguruar pjesë nga dosja e Prokurorisë së Përgjithshme, ku zbardhen veprimet e kryera nga të dyshuarit në 11 korrik. Në këtë ditë, sipas Prokurorisë, mes të dyshuarve Ilia Çabiri, Eleni Lino është nënshkruar një deklaratë noteriale, ku ata i njohin një borxh shtetasit Petraq Dashi. Në të njëjtën ditë është ekzekutuar edhe dorëzimi i pakos ku dyshohet të kenë qenë 50 mijë eurot nga ana e të dyshuarit Dashi te bashkëshorti i gjyqtares, Odhise Andrea.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në datën 11.07.2016, shtetasi Ilia Çabiri, si dhe personi me emrin Eleni kanë shkuar në qytetin e Fierit dhe janë takuar me shtetasin Petraq Dashi. Rreth orës 10:45 të tre personat e mësipërm kanë shkuar në zyrën e Noteres xxxx ku kanë kryer veprime noteriale, ku dyshohet se kanë nënshkruar deklaratat noteriale për njohjen e borxhit ndaj shtetasit Petraq Dashi. Më pas, rreth orës 12:00, shtetasi Petraq Dashi ka shkuar në pikën e transfertave monetare ‘xxxx’, ku ka takuar një person tjetër që mbante një çantë të zezë në dorë. Të dy këta të fundit kanë hyrë në pikën e transfertave ‘xxxx’ dhe në momentin që shtetasi Petraq Dashi ka dalë nga ky ambient, ka pasur në dorë një qese të mbështjellë pjesërisht me një letër të bardhë, të cilën e ka marrë me vete.

Në datën 11.07.2016, rreth orës 19:15, shtetasi Petraq Dashi është takuar në Tiranë me shtetasin Odhise Andrea, ku së bashku janë ulur në ambientet e jashtme të lokalit ‘xxxx’. Në momentin që shtetasi Petraq Dashi ka shkuar në takim, ka pasur me vete, përveç çantës së tij të dorës, edhe një qese të mbështjellë me letër, të njëjtën që ka pasur në dorë edhe në momentin që ka dalë nga zyra e transfertave të parave në Fier. Në momentin që ata janë ngritur nga tavolina ku ishin ulur, qesen e mësipërme shtetasi Petraq Dashi ia ka dhënë shtetasit Odhise Andrea, i cili e ka mbajtur në dorë në mënyrë të dukshme dhe më pas është larguar për në banesën e tij”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Marrë nga Panorama-Armand Bajrami



Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
“Basha të mos mbajë krahun e Ilir Metës”

"Basha të mos mbajë krahun e Ilir Metës"

Zhduken 14 luftanije turke, dyshime se kontrollohen nga puçistët

Zhduken 14 luftanije turke, dyshime se kontrollohen nga puçistët

Përse mbyllim sytë kur puthemi?

Përse mbyllim sytë kur puthemi?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com