Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen përgjimet për dosjen 5D dhe pazaret për tendera midis ish-drejtorëve të Bashkisë

2024/03/31 at 3:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbardhen përgjimet për dosjen 5D dhe pazaret për tendera midis ish-drejtorëve të Bashkisë

Janë zbardhur disa nga përgjimet në dosjen e Prokurorisë Speciale për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës të akuzuar për korrupsion.


Në një pjesë nga dosja e siguruar nga News24, zbardhen bisedat telefonike midis ish-drejtorit IMT-së, Mariglen Qato, ish-drejtorit të Ujësjellësit, Redi Molla dhe biznesmenit Nestor Muhametllari, i cili zotëronte de jure kompaninë 5D, në të cilën kanalizoheshin tendera publik.

Pjesë nga dosja:

Shtetasi Nestor Muhametllari për periudhën nga data 20.09.2019 deri në datën 07.06.2023 ka pasur 1011 thirrje telefonike (duke përfshirë edhe thirrjet të humbura) me shtetasin Mariglen Qato, me nr.06920*****, i regjistruar me emrin “Mer Qato”. Për periudhën e mësipërme shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur gjithashtu kontakte telefonike me shtetasin Redi Molla me numer telefoni nr.0692582402, ku përfshihen 528 thirrje telefonike, kontakt i regjistruar me emrin Redi Molla. Rezulton se shtetasi Taulant Cjapi ka rezultuar se ka qenë i punësuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. Midis shtetasit Taulant Cjapi dhe shtetasit Nestor Muhametllari në datën 26.07.2021 është zhvilluar biseda si më poshtë:

Taulant Cjapi
: “sot more vesh qe tkan then qe hige landdin nga puna ti je me koshien ge un ag sa kam ditur kam ber edhe mbase nga mosditja pa jo ume lini femijen pa buk.

Nestor Muhametllari: “O Land ty us muk te kam sjette, dhe as mik te kam hequr une… vendimi për ty me ka ardhur”.

Cjapi: “fim vllai te ect mbar ne pun”.

Muhametllari: “Flasim Landi”.

Cjapi: “Skemi cu flasim me ti i kishe then merit qe landi shen asgje nderkoh qe un per kok cumit tkam kerku pun perdit dhe ti i kishe then qe landi sben per asgje kshu me tha tel un di se jam sjell mir.

Nga përmbajtja e këtij komunikimi rezulton se megjithëse shtetasi Nestor Muhametllari është ligjërisht administratori i shoqërisë, nuk është ai që në këtë rast ka vendosur për marrjen apo për largimin nga puna të shtetasit Taulant Cjapi. Por vendimi është marrë nga personi me emrin “Meri”, me të cilin personat e mësipërm i referohet shtetasit Mariglen Qato.

Në datën 25.03.2022 shtetasja Jonida Hoxhaj i ka dërguar shtetasit Nestor Muhametllari mesazhin me përmbajtjen: “Nestor ate rregulloren kur do ta fusim ne pune sepse te qeshurat e juristeve degjohen deri te recepsioni poshtë.

Shtetasi Nestor Muhametllari i përgjigjet se: “Ja ta takoj unë (R) nëse e ka lexuar”. Ky komunikim po ashtu dëshmon mbi faktin se vendimmarrës për punët e përditshme të shoqërisë, duke përfshirë edhe miratimin e rregullores së brendshme. nuk është shtetasi Nestor Muhametllari, por personi i identifikuar prej tij me emrin (R).

Gjatë hetimeve shtetasit Nestor Muhametllari i është sekuestruar aparati i telefonit celular i markës Samsung S8, për të cilin është kryer ekspertimi teknik. Nga këqyrja e të dhënave të përfituara nëpërmjet ekspertimit teknik ka rezultuar se ky aparat është përdorur për pak ditë, por ka disa komunikime me vlerë provuese mbi faktet objekt procedimi.

Konkretisht nga të dhënat e nxjerra ka rezultuar se shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur komunikime me shtetasin Mariglen Qato, të regjistruar me emrin “Mer Qato”, ku në një nga bisedat i dërgon edhe një dokument që e përshkruan si “aplikimi për në Yzberisht”.

Po ashtu rezulton se shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur komunikime me shtetasin Redi Molla, ku bisedojnë për tu takuar. Në datën 12.11.2021 midis tyre është zhvilluar biseda si më poshtë:

Nestor: Ok Lthate.

Nestor: erdhi pergjigjeja.

R.Molla: Nonaaaaaa.

Ky komunikim zhvillohet në kontekstin e zhvillimit të një procedure prokurimi që ka për objekt kryerjen e punimeve në vendin e quajtur “Liqeni i Thatë, e cila është fituar nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k, procedurë e cila analizohet në vijim, si pjesë e faktit penal objekt procedimi, Po kështu, në datën 15.11.2021 shtetasi Redi Molla i shkruan mesazhet me përmbition “Tuto“.



Ju sugjerojmë

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
Kryesore

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

14 Maj, 2025 9:04 am
Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
Kryesore

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

14 Maj, 2025 8:51 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

14 Maj, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

14 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

14 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
Para
Franca do t’i dërgojë Ukrainës autoblinda të vjetra dhe raketa të reja

Franca do t’i dërgojë Ukrainës autoblinda të vjetra dhe raketa të reja

Pronat e krimit, 363 pasuri i kaluan shtetit

Pronat e krimit, 363 pasuri i kaluan shtetit

Krimi brenda familjes në Tiranë, vëllai vret vëllain dhe më pas veten (Emrat)

I vuri qëllimisht zjarrin koshave të mbeturinave, arrestohet 24-vjeçari në Gjirokastër 
















TE FUNDIT

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
14 Maj, 2025

“Klan News” ka siguruar deklaratën e parë të fituesit të zgjedhjeve të së dielës, Edi Rama. Në një intervistë për...

Lexo më shumë

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
14 Maj, 2025

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës. Siç bëhet me dije numërimi i votave të shtetasve nga jashtë pritet...

Lexo më shumë

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
14 Maj, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Mot kryesisht me kthjellime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com