Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen përgjimet, futbollisti i grupit të kokainës: Dua të bëhem polic

2016/06/22 at 5:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet 45 vjeçari, kishte vjedhur një shpatë të shek 18

Zbulimi i trafikut të kokainës, që solli prangosjen e futbollistit durrsak Guido Tepshi dhe familjarëve të tij, u bë gjatë kohës kur policia italiane po hetonte vrasjen e një shqiptari 3 vjet më parë.

Ngjarja ndodhi në Fucecchio të Firences, ku viktimë e sulmit më armë zjarri mbeti 31-vjeçari Klaudio Ruçaj. Mediat italiane i kanë bërë jehonë arrestimeve të një grupi prej 25 personash në disa shtete. Operacioni i koduar “Ricarica 2013” bëri që në Shqipëri të mbërrinin 6 fletë-arreste, mes tyre e futbollistit 24-vjeçar, bashkë me të atin biznesmen, Edmond Tepshi dhe 4 të njohur të tjerë të tyre: Luan Tepshi, Artur Tepshi, Kastriot Dyrmishi dhe Laert Teneqexhi.

Sipas veprimeve të kryera nga ana e grupit hetimor të ngritur për këtë çështje, të gjithë personat e arrestuar në Shqipëri e Itali, bashkë me të tjerë në kërkim, kanë kryer trafik kokaine nga korriku i vitit 2013 e deri në qershor të vitit 2014. Mësohet se bëhet fjalë për një sasi prej 15 kilogramësh kokainë, e cila kalonte nga Holanda në Itali.

Policia e Firences nisi hetimet fillimisht për vrasjen e Klaudio Ruçajt, që sipas saj ndodhi nga përplasja për kontrollin e prostitucionit. Shumë të dyshuar dhe të njohur me personat që mendohej se kishin lidhje me viktimën apo me të akuzuar si autorët e krimit, u vunë në përgjim nga ana e policisë. Ndonëse vrasja nuk është zbuluar ende sot, policia ra në gjurmët e një rrjeti që trafikonte drogën e shtrenjtë. Menjëherë nisi hetimi për rastin e drogës, duke kontrolluar të gjithë veprimtarinë e të implikuarve.

Në përgjimet e kryera falë bashkëpunimit të policive të disa shteteve, futbollisti Tepshi, i diplomuar për Drejtësi, është regjistruar biseda ku ai thotë se donte të bëhej punonjës Policie e në të ardhmen të regjistrohej në shkollën e Magjistraturës. Ky fakt u ka bërë përshtypje hetuesve, të cilët e konsiderojnë babain e të riut, Edmond Tepshi, si kreun e grupit të trafikut të drogës. Lënda narkotike vinte në zonën e Toskanës nga Holanda e më pas përgatitej në sasi të vogla për t’u shpërndarë në qytete të tjera italiane.

Mediat e shtetit fqinj thonë se, bazuar në të dhënat e hetimit, anëtarët e bandës që jetonte në Itali, bënte një jetë modeste, pa shpenzime të tepërta, ndërsa ndryshonte sjellja për ata që jetonin në Shqipëri. Gjatë një rasti tjetër përgjimi, njëri prej anëtarëve më të vjetër të grupit mësohet të ketë thënë: “Trafikun e drogës nuk e shpikëm ne. Ka qenë gjithmonë dhe do të jetë në të ardhmen. Dikush duhet të merret me të e kështu po e bëjmë ne”./Panorama

Ju sugjerojmë

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
Aktualitet

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

9 Qershor, 2025 1:09 pm
Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
Aktualitet

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

9 Qershor, 2025 12:59 pm
Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Para
Shantazhojnë vajzën me video intime: Na jep 2 mijë euro ose e publikuam

Shantazhojnë vajzën me video intime: Na jep 2 mijë euro ose e publikuam

Foto/ ‘Spiuni’ rus sjell pamje të rralla të diktaturës së Kim Jongut

Foto/ ‘Spiuni’ rus sjell pamje të rralla të diktaturës së Kim Jongut

Odise Roshi optimist: Besoj te kualifikimi, po pres duelin me Bejlin

Odise Roshi optimist: Besoj te kualifikimi, po pres duelin me Bejlin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit. Në një konferencë me...

Lexo më shumë

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
9 Qershor, 2025

Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun. Konkretisht...

Lexo më shumë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com