Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen masat/ Si do i monitorojë SPAK zgjedhjet, përfshihet edhe diaspora

2025/02/20 at 4:38 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhen masat/ Si do i monitorojë SPAK zgjedhjet, përfshihet edhe diaspora

Prokuroria e Posaçme publikoi këtë të enjte strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore për zgjedhjet që do të zhvillohen më 11 Maj. SPAK parashikon në strategjinë e saj, 7 objektiva:

  1. Identifikimi sa më i shpejtë i indicieve mbi mundësitë e kryerjes së veprave penale dhe shkeljeve ligjore në kuadër të zgjedhjeve që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor.
  2.  Identifikimi dhe parandalimi i ndikimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit të funksionarëve shtetërorë dhe subjekteve private në procesin zgjedhor për të siguruar një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor për Kuvendin 2025.
  3. Përmirësimi i kapaciteteve hetimore të Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe ndjekur rastet e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve në mënyrë efektive.
  4. Ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut mbi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet hetimore dhe rolin e tyre ndërveprues në parandalimin e krimit zgjedhor.
  5. Rritja e efektivitetit të bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet publike, shoqërinë civile, median dhe çdo subjekt privat për të parandaluar veprat penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025.
  6. Parandalimi i ndikimit të jashtëm dhe manipulimit të procesit zgjedhor përmes monitorimit në kohë reale dhe ndërhyrjes së shpejtë në rastet e dyshimta të shkeljes së ligjit.
  7. Kryerja e hetimeve profesionale dhe të shpejta për subjektet që kryejnë shkelje zgjedhore, duke dërguar një mesazh të qartë se krimi zgjedhor do të ndiqet dhe ndëshkohet.  

SPAK thotë se qëllimi i prokurorisë përmes strategjisë “është parandalimi dhe hetimi i veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, përmes kryerjes së hetimit të veprave penale në mënyrë të plotë, në kohë të arsyeshme dhe me transparencë, në funksion kjo edhe të parandalimit të kryerjes së këtyre veprave penale”.

Kujtojmë se në planin e masave është ngritur një Task Forcë që do të drejtohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe në terren do të ketë disa grupe hetimore të ndara sipas qarqeve në vend.

Vetëm për Tiranën janë përcaktuar tre prokurorë të posaçëm: Altin Dumani, Adnan Xholi dhe Klodian Braho.

Pjesa tjetër vijon kështu:

Arben Kraja në Gjirokastër

Ols Dado në Elbasan

Dritan Prençi në Shkodër

Anita Jella në Kukës

Behar Dibra në Berat

Edvin Kondili në Durrës

Doloreza Musabelliu në Fier

Sotir Kllapi në Fier

Ervin Gokaj në Dibër

Vladimir Mara në Korçë

Elida Kaçkini në Vlorë

Bledar Maksuti në Vlorë

Manjola Kajana në Vlorë

Në strategjinë e SPAK parashikohet edhe verifikimi i raporteve mbi dyshimet e arsyeshme për keqpërdorimin e buxhetit dhe të investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme.

Po ashtu do të monitorohen mediat dhe rrjetet sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale.

SPAK do të bashkëpunojë gjatë kësaj periudhe me Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Shtetit, organizmat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore etj.

Ju sugjerojmë

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Rajoni

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

3 Qershor, 2025 10:14 pm
Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
Bota

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

3 Qershor, 2025 9:51 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
Bota

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

3 Qershor, 2025 9:26 pm
Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri
Bota

Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri

3 Qershor, 2025 8:37 pm
Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?
Bota

Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

3 Qershor, 2025 8:18 pm
Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës
Aktualitet

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës

3 Qershor, 2025 8:03 pm
U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn
Aktualitet

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn

3 Qershor, 2025 7:52 pm
Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
Aktualitet

Plagosja e të miturit në Ali Dem, policia vë në pranga autorin

3 Qershor, 2025 7:43 pm
Para
“Erdha në Amerikë për të bërë histori”, Myrto Uzuni prezantohet te Austin

"Erdha në Amerikë për të bërë histori", Myrto Uzuni prezantohet te Austin

Nis takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës, nënkryetarja: I uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e…

Nis takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës, nënkryetarja: I uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e...

Figura të larta të republikanëve kundërshtojnë kritikat e Trumpit për Zelenskyn

Figura të larta të republikanëve kundërshtojnë kritikat e Trumpit për Zelenskyn

TE FUNDIT

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
3 Qershor, 2025

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha të martën se ia ka bërë të qartë...

Lexo më shumë

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
3 Qershor, 2025

Koreja e Jugut i ka dhënë një fitore vendimtare kandidatit të opozitës Lee Jae-myung, gjashtë muaj pasi dështoi përpjekja e...

Lexo më shumë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
3 Qershor, 2025

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është shprehur se greva është një opsion kushtetues dhe opozita duhet të...

Lexo më shumë

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
3 Qershor, 2025

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar takim ditën e sotme me udhëheqësit e Francës dhe Sllovakisë. Liderët kanë diskutuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com