TIRANE- Një ditë pas atentatit që iu në Tiranë, 37 vjeçarit Viljon Cakollari grupi hetimor thotë se autori mund të ketë qenë vrasës me pagesë.
Cakollari me origjinë nga Korça dhe banues në Tiranë punon si shofer pranë parkut të Ministrisë së Brendshme.
Ngjarja është shënuar rreth orës 21 e 30 minuta në hyrjen e një pallati në rrugën “Isuf Elezi” pranë ish- stacionit të fundit të Tiranës së Re.
Sipas të dhënave nga policia dhe dëshmitarët në vendgjarje autori ka qenë një person me kapele që ka pritur në hyrjen e pallatit derisa 37 – vjeçari Cakollari të kthehej nga lokali ku po shikonte një ndeshje.
Sapo i është afruar pranë, autori e ka qëlluar me katër plumba të dyshuar pistolete të cilët kanë depërtuar dhe në derën kryesore të pallatit 9 katësh.
Pista kryesore e hetimeve ku është përqëndruar policia është ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasje që vëllai i viktimës ka bërë në vitin 1998 pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. /tv klan