Pas ngjarjas së fundit të ndodhur në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve disa të burgosur VIP janë transferuar në burgun e Fierit.
Sipas News24 mëesohet se i pari që u transferua nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit ishte Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Po ashtu mes personazheve VIP të arrestuar që janë transferuar janë, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, Alqi Bllako, ish-ministri Lefter Koka, Lefter Alla dhe Safet Gjici.
Mësohet se këto masa janë marrë për shkak të zhvillimeve të fundit dhe çështjes së sigurisë në burgjet e vendit. Kujtojmë se pak ditë më parë u cënua rëndë siguria në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.