Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen detaje mbi avionin e bllokuar në Francë, dyshime për trafikim njerëzor

2023/12/25 at 9:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhen detaje mbi avionin e bllokuar në Francë, dyshime për trafikim njerëzor

Autoritetet franceze bllokuan për katër ditë një avion të nisur nga India me 276 pasagjerë në bord nën dyshimet për trafikim të qenieve njerëzore.

Pasagjerët ishin nisur për në Nikaragua. Gazetarët e agjencisë së lajmeve “Associated Press” jashtë aeroportit Vatry në rajonin ‘Champagne’ njoftuan se kishin parë një avion, që i përket kompanisë “Legend Airlines” të ngrihej pasi ekuipazhi dhe pasagjerët hipën në aeroplan.

Administrata rajonale njoftoi se 276 nga 303 pasagjerët e mbërritur nga India ishin rrugës për në Mumbai dhe se 25 të tjerë kërkuan azil në Francë.

Pasagjerët që qëndruan në Francë u dërguan në një zonë të posaçme për azilkërkuesit në aeroportin “ Charles de Gaulle” të Parisit, njoftuan zyrtarët. Mes tyre ishte një foshnjë 21 muajshe dhe disa fëmijë të pashoqëruar.

Dy pasagjerë u arrestuan fillimisht si pjesë e një hetimi për trafikimin e qenieve njerëzore, por u liruan të hënën pasi u paraqitën para një gjykatësi, tha zyra e prokurorit të Parisit.

Gjykatësi i cilësoi ata si “dëshmitarë” të çështjes, një status i veçantë që sipas ligjit francez ofron më shumë kohë për hetime të mëtejshme dhe mund të çojë në ngritjen e akuzave ose në rrëzimin e çështjes.

Avioni A340 i firmës ‘Legend Airlines’ u ndal të enjten për furnizim me karburant në qytetin Vatry, ndërsa udhëtonte nga aeroporti Fujairah i Emirateve të Bashkuara Arabe për në Managua të Nikaraguas.

Policia e bllokoi avionin pasi kishte marrë të dhëna anonime se kishte gjasa që po transportonte viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.

Prokurorët nuk kanë komentuar nëse destinacioni përfundimtar i pasagjerëve mund të ishin Shtetet e Bashkuara, ndërsa këtë vit është rritur numri i indianëve që kalojnë kufirin nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet franceze po përpiqen të zbulojnë objektivin e avionit ndërsa kanë hapur hetime lidhur me aktivitetet e një grupi të organizuar kriminal që i ndihmonte të huajt të hynin ilegalisht ose të qëndronin në një vend, tha zyra e prokurorit.

Prokuroria nuk specifikoi nëse ende kishte dyshime për trafikim të qenieve njerëzore./VOA

Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Sherr mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal, arrestohen dy persona…

10 Korrik, 2025 3:53 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

10 Korrik, 2025 3:38 pm
U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”
Aktualitet

U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”

10 Korrik, 2025 3:08 pm
Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit
Aktualitet

Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit

10 Korrik, 2025 2:51 pm
Nancy VanHorn takim me kreun e SPAK, vlerëson luftën kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Nancy VanHorn takim me kreun e SPAK, vlerëson luftën kundër krimit të organizuar

10 Korrik, 2025 2:40 pm
Aplikonte për kredi me karta false, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Aplikonte për kredi me karta false, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

10 Korrik, 2025 2:28 pm
Rama në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës: Putin s’është paqedashës, nuk duhet…
Aktualitet

Rama në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës: Putin s’është paqedashës, nuk duhet…

10 Korrik, 2025 2:19 pm
Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” ende në kërkim, dyshohet se është parë në Gjirokastër
Aktualitet

Vrau efektivin e policisë,prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën

10 Korrik, 2025 2:01 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë

10 Korrik, 2025 1:55 pm
Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj
Kryesore

Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj

10 Korrik, 2025 1:46 pm
Para
I riu zhvat 15 mijë Euro për pasaportë bullgare: Janë nja 5 të tjerë, kam marrë kredi…

I riu zhvat 15 mijë Euro për pasaportë bullgare: Janë nja 5 të tjerë, kam marrë kredi…

Kosovë/ Biznesmeni dhe bashkëshortja e tij gjenden të pajetë në një shtëpi

Kosovë/ Biznesmeni dhe bashkëshortja e tij gjenden të pajetë në një shtëpi

Grabitja e dështuar në Prush/ Autorët pasi qëlluan me armë ndaj Policisë u larguan me makinë, zbulohet targa

Sherr në Lezhë, plagoset me sende të forta një person

TE FUNDIT

Sherr mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal, arrestohen dy persona…

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
10 Korrik, 2025

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë. Uniformat...

Lexo më shumë

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
10 Korrik, 2025

Qeveria shqiptare ka mirëpritur miratimin nga Parlamenti Evropian të raportit për progresin e Shqipërisë gjatë viteve 2023-2024. Përmes një reagimi...

Lexo më shumë

U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”

U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”
10 Korrik, 2025

Qeveria ka shpallur “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali, i cili humbi jetën pak ditë më parë ndërsa u shpëtonte...

Lexo më shumë

Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit

Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit
10 Korrik, 2025

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Altin Kurti, vizitoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com