Janë zbardhur një pjesë e debateve në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste mes kryetarit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Blushi dhe Rama debatuan ashpër, ku nuk munguan dhe ofendimet mes tyre.
Report TV ka publikuar një pjesë të debatit mes tyre, ku bien në sy edhe ofendimet që Rama i bën deputetit të Elbasanit, Ben Blushi. Kështu, kryetari i PS Edi Rama i është drejtuar Ben Blushit me fjalët: “Vagabond, i paturp, shpifës racional. Më thuajn pak me emra kush janë kriminelët”? Kurse deputeti Blushi i është përgjigjur me emër konkret për një deputet të PS, që tashmë nuk është më pasi është dorëhequr.
“Kodheli në 2013 më tha mos e fusni në listë Arben Ndokën sepse ka precedent”, i është kundërpërgjigjur Ben Blushi, Edi Ramës.