Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zana Çela: TEA, aplikacioni që do të transformojë turizmin shqiptar

2023/06/27 at 8:14 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zana Çela: TEA, aplikacioni që do të transformojë turizmin shqiptar

E ftuar në emisionin “Top Story” të Grida Dumës, tashmë në rolin e saj të ri si drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela, foli për një ngjarje të rëndësishme, lançimin e para pak ditëve në Tiranë, të kalendarit të parë në Shqipëri, të eventeve turistike dhe të aplikacionit TEA (Tourism Events of Albania) që e sjell edhe në digjital këtë kalendar, i cili mund të shkarkohet falas si në App Store edhe në Play Store.

Tashmë që gjithçka po digjitalizohet dhe duke pasur parasysh se sa në qendër të vëmendjes ka qenë turizmi shqiptar, një aplikacion i tillë ka ardhur në momentin e duhur, si një kërkesë e vazhdueshme e vizionit të qeverisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisti. “Krijimi i një kalendari digjital do t’i japë mundësi çdo turisti shqiptar apo të huaj, në çdo cep të globit, të krijojë ndoshta një lidhje edhe më të fuqishme, edhe më të thellë emocionale, të paharruar me Shqipërinë. Në këtë kalendar, ne mblodhëm nga çdo cep i Shqipërisë mbi 1110 evente, duke filluar nga festat lokale të fshatrave malorë apo bregdetarë, deri te festat dhe eventet në qytete e kryeqytet. Pasi krijuam këtë bazë të dhënash strukturuam formatet e eventeve që iu përshtaten audiencat turistike”, u shpreh drejtoresha e AKT-së, Çela duke theksuar se s’ka qene aspak një proces i lehtë, por që u arrit megjithatë në një kohë të shpejtë.

Kalendari digjital është përqendruar edhe tek harta e zgjeruar gjeografike, ku eventet turistike janë shpërndarë në të gjitha destinacionet turistike, që nga vija bregdetare, te sheshet e qyteteve, qendrat e fshatrave, por edhe në sitet e trashëgimisë kulturore “për të ndriçuar”, siç tha Çela, “me evente çdo amfiteatër, kala a muze.”

Falë TEA-s, turistët do të shijojnë krahas natyrës, maleve, detit e kulinarisë, edhe eventet kulturore e artistike, duke marrë kështu më të mirën nga pushimet e tyre. Në aplikacion do të përfshihen kategori të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër.

Çdo event brenda aplikacionit do të ketë faqen e tij të dedikuar me informacion të detajuar dhe përdoruesit do të njoftohen për eventet e tyre të preferuara kur data e tyre të afrojë. TEA ka edhe disa butona të tjerë të dobishëm për të përmirësuar përvojën e përdoruesëve të saj. Vetëm me një trokitje, butoni “Vendndodhja” do t’i drejtojë ata në vendin e ngjarjes. Butoni “Kalendari” e ruan ngjarjen në kalendarin personal të përdoruesit, duke u siguruar që ai të mos humbasë asnjë event për shkak të harresës në kohë. Dhe për kë dëshiron t’i ndajë emocionet që falin eventet e turizmit, butoni “Share” u lejon përdoruesëve të përhapin me lehtësi fjalën te miqtë dhe familjet e tyre.

Ndër të tjera, Çela foli edhe për marrjen e detyrës si drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, një përgjegjësi dhe sfidë e madhe. “E kam menduar mirë përpara se të pranoj të drejtoj AKT-në, pasi kjo agjenci ka si mision kryesor promovimin, kryesisht jashtë vendit, por edhe brenda vendit, të Shqipërisë turistike. Por qeveria shqiptare vendosi që kjo agjenci të luante dhe një rol tjetër po aq të rëndësishëm: krijimin, koordinimin dhe organizimin e Kalendarit Kombëtar të Eventeve të Turizmit Kulturor, Sporteve dhe Traditës. Sepse tashmë vizioni i qeverisë është që Shqipëria turistike të brendohet përmes trashëgimisë kulturore dhe eventeve multiart”, u shpreh Çela në “Top Story”.

Ju sugjerojmë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Lukashenko tregon bisedën mes Putinin dhe Prigozhin: Ata lëshonin vetëm sharje

Lukashenko tregon bisedën mes Putinin dhe Prigozhin: Ata lëshonin vetëm sharje

BE paralajmëron shpalljen e masave ndëshkuese kundër Kosovës

BE paralajmëron shpalljen e masave ndëshkuese kundër Kosovës

VIDEO/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, policia vret 17-vjeçarin në Francë

VIDEO/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, policia vret 17-vjeçarin në Francë

TE FUNDIT

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
8 Qershor, 2025

Janë sekustruar gjatë një operacioni në Kapshticë, 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Lënda narkotike u zhulua pas një...

Lexo më shumë

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com