Fotot e saj teksa argëtohej në jetën e natës dhe plazhet e Dubait, pushtuan rrjetet sociale.
U duk sikur Zaimina Vasjari së bashku me mikeshat e ngushta fluturuan larg Shqipërisë për të rikthyer edhe njëhërë nxehtësinë e verës.
Por me sa duket nuk paska qenë plotësisht kështu. Ish-Miss Shqipëria mësohet se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj 6 vjeçare me biznesmenin nga Durrësi. Dhe ky udhëtim, ka shërbyer pikërisht për të hequr nga mendja, mashkullin të cilin për herë të parë e prezantoi publikisht në korrik të 2015-ës.
RTV 21 raporton se Zaimina është ndarë përfundimisht dhe se një foto me bikini në anije, heq të gjitha dyshimet se ajo mund të kthehet pas tek ish i dashuri. “Nuk pendohem”, shkruan bukuroshja shqiptare teksa komplimentohet nga ndjekësit për format bombastike.