Zaimina Vajsari përpara disa muaj është bërë nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë vajzën Khlo. Ajo duket se po e shijon këtë periudhë të veçantë të jetës së saj. Por kanë kaluar shumë kohë që kur Zaimina ishte pjesë e tregut muzikor.
E ftuar ne “Prive” dhe e pyetur nëse do të rikthehet muzikës ajo u shpreh se përqindja më e madhe ështe që mos t’i kthehet.
“Edhe po edhe jo, por përqindja më e madhe është jo”.
Duket se këngëtarja e ka vendosur t’i kushtojë më shumë rëndësi arkitekturës, degë për të cilën ka përfunduar edhe studimet.