Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zaev viktimë e dy komedianëve, diskuton me ta çështje sekrete

2019/07/09 at 9:28 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zaev viktimë e dy komedianëve, diskuton me ta çështje sekrete

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka rënë pre e një loje të organizuar nga dy aktorë komedianë rus Vladimir ‘Vovan’ Kuznetsov dhe Alexei ‘Lexus’ Stolyarov.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Zaev, i cili tha se ishte bërë viktimë e një loje të mirë organizuar nga dy persona të cilë diskredituar publikisht vendet të cilat kanë aspirata për integrim në BE.

“Isha viktimë e një shakaje të bërë nga një strukturë e mirëorganizuar e cila përfiton nga taktika, forma dhe mjetet e reja në një përpjekje për të diskredituar publikisht njerëzit dhe vendet me aspiratat euroatlantike. Kjo është një nga ato përpjekje për të dëmtuar drejtpërdrejt interesat tona strategjike për të përfunduar anëtarësimin tonë në NATO” deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Komedianët rus e kanë telefonuar kryeministrin Zaev në zyrë dhe e kanë vënë në lojë duke u shtirur si ish presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.

Kjo telefonat është bërë disa kohë më parë, por ditën e sotme ajo është postuar në You Tube.

Pas, publikimit të telefonatës, opozita e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar dorëheqjen e Zaev, pasi sipas tyre, në këtë telefonatë janë diskutuar çështje sekrete.

Në telefonatat e publikuara nga komedianët rus, Zaev ka biseduar me ta dhe për tema të nxehta si çështja e emrit me Greqinë, marrëdhënia Serbi-Kosovë, marrëdhëniet me Rusinë, NATO dhe BE.

Pak kohë më parë, një lojë e ngjashme është bërë edhe ndaj, presidentit turk Erdogan.

Biseda e zbardhur në shqip:

Zaev: Alo

Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj

Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?

Poroshenko: Po unë jam. Shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…

Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë?

Poroshenko: Është pak ftohtë, por shpresoj të kemi mot të mirë ditët në vijim.

(Më tej gjatë bisedës “Poroshenko i rremë” e përgëzon për marrëveshjen me Greqinë, firmosjen e të cilës Zaev e konsideron si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë)

Zaev: Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkel është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që t’iu vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi pasur gjysëm ore bisedë telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën. Unë jam shumë i shqetësuar se këtoj lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informur edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne i kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do t’i shkakojë një dëm të madh Ballkanit.

Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?

Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës t’i jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë t’i jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi, por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka persion nga partitë e vogla ndaj PD
-U tha në Opinion

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka persion nga partitë e vogla ndaj PD

2 Tetor, 2025 10:24 pm
U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
Politikë

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

2 Tetor, 2025 9:48 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

2 Tetor, 2025 9:33 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

2 Tetor, 2025 9:23 pm
Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës
-U tha në Opinion

Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës

2 Tetor, 2025 9:22 pm
Vritet me thikë një person në Tiranë
Kronikë

Vritet me thikë një person në Tiranë

2 Tetor, 2025 8:30 pm
FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike
Sport

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

2 Tetor, 2025 7:06 pm
Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
Aktualitet

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

2 Tetor, 2025 6:57 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

2 Tetor, 2025 6:12 pm
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

2 Tetor, 2025 5:44 pm
Para
Shkëndija fiton në Estoni, pranë kalimit të raundit të parë

Shkëndija fiton në Estoni, pranë kalimit të raundit të parë

Arrestohet babai “monstër” që abuzoi me të bijën

Arrestohet babai “monstër” që abuzoi me të bijën

30 qershori/ Arben Skënderi: Bindjes Demokratike iu vodhën votat në Tiranë

30 qershori/ Arben Skënderi: Bindjes Demokratike iu vodhën votat në Tiranë

TE FUNDIT

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka persion nga partitë e vogla ndaj PD

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka persion nga partitë e vogla ndaj PD
2 Tetor, 2025

Kryeredaktori i Tv Klan, Fatos Hakorja thotë se paritë vogla opozitare që nuk janë aleate, po i bëjn presion PD...

Lexo më shumë

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
2 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas jehonës së madhe mediatike që mori batuta e tij për Presidentin e SHBA, Donald...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
2 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se forca më e madhe opozitare në vend kërkon bashkëpunimin e çdo partie për...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
2 Tetor, 2025

Adritatik Lapaj drejtuesi i Lëvizjes Shqipëria Bëhem deklaron se subjekti që ai drejton nuk do të bashkohet me asnjë forcë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com