Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zaev: ‘Mini Shengeni’ është nismë autentike e jona, Shqipërisë dhe Serbisë

2019/12/28 at 11:47 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zaev: ‘Mini Shengeni’ është nismë autentike e jona, Shqipërisë dhe Serbisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se projekti i ‘Shengenit ballkanik’ është një nismë autentike e vendit të tij, Shqipërisë dhe Serbisë e ndarë nga Procesi i Berlinit.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Zaev mbrojti projektin e debatuar të ‘Shengenit ballkanik’ mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.

“Esenca e iniciativave të bashkëpunimit rajonal qëndron në kontributin tonë të përbashkët për realizimin e katër lirive të BE edhe në Ballkanin Perëndimor – lëvizja e lirë e njerëzve, e produkteve, e shërbimeve dhe kapitalit në rajonin tonë të përbashkët. Ne jemi të hapur për të gjitha iniciativat që synojnë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtojnë procesin e integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

“Ky është një proces autentik i vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë, ne u bëjmë shpejt thirrje vendeve të tjera në rajon të na bashkohen. Iniciativa për bashkëpunim më të thellë rajonal nuk është pronë ekskluzive e askurrkujt apo një klub i mbyllur. Ne e kemi thënë nga fillimi, që ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse shikoni më nga afër deklaratat e mia për këtë iniciativë, do të vëreni, se gjithmonë insistoj në atë që të përshpejtojmë bashkëpunimin. Po, gati të gjitha projektet janë të përfshira në CEFTA dhe Procesin e Berlinit, por ka një dallim të rëndësishëm. Tek CEFTA dhe Procesi i Berlinit, bashkëpunimi ynë është gjithmonë i mbështetur e monitoruar nga një vend anëtar i BE. Në këtë rast, kjo është iniciativë e jona, autentike dhe imediate për t’i përshpejtuar këto procese. Për shembull: Ne kemi rënë dakord dhe do të punojmë për të siguruar që njerëzit nga vende të treta jashtë rajonit, që duan të hyjnë në Serbi, Maqedoninë Veriore apo Shqipëri kur të kalojnë kufirin nuk kanë pse të kalojnë të gjitha formalitetet doganore në secilin kufi”.

Sa i përket Marrëveshjes së Prespës dhe nëse ajo rrezikohet në rast të humbjes së zgjedhjeve nga ana e partisë së tij, Zaev deklaroi se kjo nuk do të ndodhë, pasi falë saj, Maqedonia e Veriut dhe Greqia tashmë janë vende aleate.

“Marrëveshja e Prespës mbetet një marrëveshje historike mes dy vendeve tona. Çështja e hapur me Greqinë për emrin e vendit tonë ishte pengesë e pakapërcyeshme për integrimin euroatlantik të vendit. Marrëveshja e zhbllokoi perspektivën e anëtarësimit në BE dhe NATO. Ne ndërkohë jemi de facto vend anëtar i NATO-s. Falë Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia Veriore dhe Greqia janë tani aleatë në aleancën më të fuqishme ushtarake të sigurisë. Në përputhje me standardet dhe kooperimin mes anëtarëve të NATO-s, Greqia është garantuese dhe mbrojtëse e sigurisë edhe e hapësirës sonë ajrore. Marrëveshja e Prespës është një miqësi afatgjatë, është marrëveshje e një aleance strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë”, u shpreh Zaev.

“Ne nuk do t’i humbasim zgjedhjet. Natyrisht, njerëzit në zgjedhje të lira marrin vendimin e tyre, por unë do të luftoj shumë fort dhe do të bëj të qartë se çfarë do të ndodhë, nëse regjimi rikthehet. Çdo gjë që kemi bërë në këto dy vite gjysmë, dhe kemi bërë shumë, do të hidhet poshtë. Ajo që paralajmëron opozita është kërcënimi, se do të anulojë Marrëveshjen e Prespës, që do të thotë, se vendi do të jetë i detyruar të përjashtohet nga NATO. Por një gjë është e qartë: Qytetarët që me shumicë mbështesin integrimin në NATO dhe BE nuk do të lejojnë që vendi të dalë nga rruga për të cilën kanë luftuar gjeneratat.”, shtoi Zaev. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para

Rama: Një grua që ka kryer vrasje ka 1001 arsye dhe plagë në mendje

Parlamenti i Malit të Zi miraton ligjin për simbolet kombëtare shqiptare

Parlamenti i Malit të Zi miraton ligjin për simbolet kombëtare shqiptare

Dritëhijet e projektit të ri të Unazës

Politika fiskale nuk është loje kukudhësh, pse rriten fshehurazi taksat

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com