Ylli amerikan i basketbollit, LeBron James ka reaguar mbrëmjen e kaluar për një nga çështjet më të nxehta në Amerikë që mbajtja e armëve të zjarrit, nisur dhe nga sulmi i fundit në një kampus universitar në Nevada.
Gjatë një deklarate për mediat basketbollisti i Los Angeles Lakers u shpreh se ligjet e armëve në SHBA janë qesharake.
“Thjesht po përsëris atë që kam thënë më herët për armët në Amerikë. Mendoj se është një bisedë kaq e gjatë, por ne jemi të vetmit që vazhdojmë të merremi me këtë gjë, të njëjtën histori, të njëjtën bisedë sa herë që ndodh. Nuk ka kuptim që ne vazhdojmë të humbim jetë të pafajshme në kampuse, shkolla, tregjet apo kinema. Është qesharake. Është qesharake, dhe fakti që ne nuk kemi ndryshuar asgjë, në fakt është shumë më e lehtë të posedosh një armë zjarri, është marrëzi”, u shpreh legjenda e basketbollit.