Pak minuta më parë botuam një lajm, ku thuhej se Policia e Tiranës kishte shkuar në shtëpinë e Xhesika Ndojit dhe në dollapin e këngëtares kishin gjetur një biznesmen me mbathje.
Mirëpo Opinion.al kontaktoi menjëherë me këngëtaren dhe ajo na tha se ky lajm nuk është aspak i vërtetë. “Këto janë lajme dashakeqëse që bëhen për mua. Askush nuk ka ardhur në shtëpinë time, unë aty jetoj me vajzën dhe me motrën. Bosat po të dua i çoj në vende të tjera nuk i fus në shtëpi”, ka thënë këngëtarja për Opinion.al.