Ajo është cilësuar si më e bukura në Ballkan. Bëhet fjalë për modelen 23 vjeçare Xhesika Berberi.
E përzgjedhura e stilistes amerikane, Sherri Hill për sezonin pranverë-verë 2015, përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss Univers 2011”, rrëfen luksin e jetës së saj.
Vajza elegante 1.78 m e gjatë me sytë jeshil dhe flokët kafe zbulon më shumë nga sekreti i famës së saj.
Që prej “Miss Universe 2011 jeta e saj ka qenë e mbushur me punë dhe udhërime. Me shumë punë dhe udhëtime… Dimë që ke lidhur kontrata me agjenci mode në Turqi dhe SHBA. Çfarë veçojnë stilistët Ajo rrëfen se e ka mike shumë të afërt Afërdita Dreshajn.
Megjithatë jeta e një modeleje nuk është e lehte. “S’mund të them sakrifica, pasi jo vetëm një modele duhet të bëjë stërvitje në palstër, të ushqehet shëndetshëm apo të kujdeset për lëkurën. Për mendimin tim këtë duhet ta bëjë çdo njeri. Kur them “sakrifica”, e kam fjalën për orët e tejzgjatura gjatë realizimit të seteve fotografike.
Ajo rrëfen se profesioni i saj si modele vijon me kontrata të majme. Njëra nga këto ka qenë campaign për firmën e syzeve Blu Love dhe Optix eyewear.
Sa i përket dashurisë modelja nuk jep detaje, por mjaftohet vetëm me shprehjen:
“Është ndenja më e bukur që një person mund të ketë.”