Xherdan Shaqiri ka folur për ndeshjen e Zvicrës kundër Shqipërisë në “Euro 2016”.
Mesfushori i Zvicrës, Xherdan Shaqiri është shprehur para duelit me Shqipërinë në kuadër të Grupit A në “Euro 2016”.
Ekipi helvetik ndeshet me kuqezinjtë të shtunën. Dhe, Shaqiri ka zbuluar një ngjarje interesante pasi mori lajmin se do të jetë në grup kundër Shqipërisë.
“I kam thënë prindërve se do të luajmë me Shqipërinë, dhe ashtu doli”, deklaroi Shaqiri për “UEFA.com”, përcjell “Lajmi.net”.
“Është një short special për shumë futbollistë në ekip, por ne jemi takuar me Shqipërinë dy herë në kualifikime për Kampionatin botëror dhe u paraqitëm mirë”, shtoi ai.
“Do të jetë një ndeshje e veqantë për mua dhe për shumë të tjerë, por në fund është një ndeshje futbolli me tri pikë në dispozicion e që janë shumë të rëndësishme në garë. Kjo e bën edhe më speciale. Ne kemi përvojë të mjaftueshme dhe duam ta fitojmë ndeshjen e parë”, theksoi mesfushori i Stoke Cityt.