Xherdan Shaiqiri i ka treguar Pep Guardiolas se çka e pret në Premierligë.
Kosovari i Stoke Cityt ka thënë që presioni do të jetë kundërshtari më i madh i trajnerit spanjoll.
“Ai është një trajner shumë i mirë dhe lojtarët mund të mësojnë shumë nga ai. Por në anën tjetër, City parashihet të fitojë gjithçka me të dhe kjo do të jetë e vështirë për Guardiolan”, deklaroi Shaqiri, përcjellë “Lajmi.net”.
“Premierliga dallon shumë me ligën e Gjermanisë dhe atë të Spanjës. Këtu secili kundërshtar është shumë i vështirë”, shtoi Shaqiri.
Ju kujtojmë që Xherdani ishte larguar nga Bayerni pikërisht pas minutazhës jo të madhe që ia dha Guardiola.