Ish-konkurentja e Big Brother, Xhensila Pere, e ftuar në emisionin “Proçesi Sportiv”, bëri një koment që vuri në siklet edhe panelin e të ftuarve, veçanërisht ish-presidentin Bamir Topi, aktualisht kryetar i FRD-së.
E pyetur nga moderatori rreth veshjes dhe pse kishte zgjedhur ngjyrën blu, Xhensila tha se e kishte bërë meqenëse do të qëndronte përballë Bamir Topit, që siç duket e dinte ende pjesë të Partisë Demokratike. “Zgjodha ngjyrën blu meqenëse mora vesh se do të ishte i ftuar dhe zoti Topi. Kështu mendova të përshtatesha,” u shpreh Xhensila, raporton shqiptarja.com.
“Me kë parti është Topi”, pyeti Edi Manushi, duke marrë një përgjigje të shpejtë e të sigurt: “Me partinë demokratike sigurisht”, u përgjigj modelja duke shkaktuar të qeshura në studio.