Xhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë për datën e martesës. Pyetjes së Bleronës se kur do të jetë data që Xhensila dhe Besi t’i japin fund beqarisë, Xhensila tregoi enkas për “21 Gradë” se vera e ardhshme do të sjellë risi në jetën e tyre duke e kurorzuar dashurinë me martesë.
Xhensila zbuloi edhe planet e pakta të cilat i ka bërë për dasmë. Ajo tregoi se dasma do të mbahet në Tiranë, sepse është kryeqyteti shqipëtar vendi ku ajo dhe Besi jetojnë.
Xhensila Myrtezaj, që nga fillimi i karrierës ishte e suksesshme dhe shumë shpejtë u fut në treg me kengën e parë “Enxhelli im”. Numri i fansave të saj filloi të rritet shumë shpejtë me hitet e shumta që ajo i ka sjellë.
Në këtë emision veror, të gjithë shikuesit kanë mundësi të jenë pjesë e emisionit me anë të rrjeteve sociale si “SnapChat” duke rexhistruar rtv21-21grade, po ashtu ju mund të kontaktoni me “Facebook”, “Instagram” apo “What’s up” dhe “Viber” në numrin e telefonit 045 21 02 21./ 21Media