Xhensila Myrtezaj njihet si një nga femrat me bukuri natyrale të skenës shqiptare. Dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.
Por me sa duket, bukuroshes së ekranit i pëlqen të kujdeset edhe më shumë për pamjen e jashtme përmes makijazhit të kuruar në çdo detaj të fytyrës.
Së fundmi Myrtezaj ka postuar një kolazh fotosh në Instagram, ku demonstron se sapo ka përfunduar grimin e mbrëmjes.