Moderatorja e suksesshme e ekranit të Top Channel, ka uruar sot për datëlindjen kolegun dhe mikun e saj të ngushtë Ledio Lako. Aktori karizmatik i spektaklit të humorit “Portokalli” i njohur masivisht nga publiku me personazhin “Kapo Kapllani” mbushi sot 36 vjeç. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale moderatorja simpatike ka shkruar për mikun e saj: “Edhe 100 o Ledio Lako! Kolazhin nuk e bëra më keq se kaq, por s’ka gjë ti je i mirë vetë” ./Revistawho