Ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë Xhemal Loka, i arrestuar pasi dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij Bedrie Lokën.
Teksa prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për të, babai i 4 fëmijëve ka mohuar akuzat, ndërsa theksoi se ai nuk ka pasur konflikte me gruan.
“Nuk jam dakord me akuzën. Gruan e kam falur për Tik Tok-un. Na kërcënonte familja e Bedries, i kam thënë të mos dalë nga shtëpia pa një nga fëmijët”, tha ai.
Sipas hetimeve dyshohet se Xhemal Loka kur ishte kthyer nga Greqia, konkretisht më datë 27 dhjetor, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten me mjet prerës thikë në prezencë të njërit prej fëmijëve.
Ndërkaq po sipas dëshmive të fëmijëve të çiftit mes çiftit kishte debate të vazhdueshme.