Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhelati që torturoi të pafajshëm në burg, sot qytetar “i nderuar”

2018/12/01 at 5:44 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Xhelati që torturoi të pafajshëm në burg, sot qytetar “i nderuar”

Padia e ish-kreut të burgjeve të diktaturës ndaj Fatmira Dines, bijë e familjes së persekutuar ashpër nga regjimi komunist. Dëshmia e ish-policit Urim Gjata dhe dy dëshmi të tjera për revoltën në burgun famëkeq të diktaturës, atje ku xhelati komandant burgu, lau me gjak të burgosurish, koridoret e oborret e atij kampi.


“Në mes të kampit i lidhur qëndronte Anastas Dhami nga Pogradeci. Edmond Caja së bashku me Ludovik Calin, me pinca i shkulin mustaqet. Thirrjet dhe dhimbjet e Anastasit mbuloheshin nga të qeshurat dhe jargët e kriminelëve me uniforme. Thoma Jergolatit i thyen këmbën. Ludovik Cali dhe krimineli Edmond Caja filluan të qëllojnë me çizmat e meshinit me thumba hekuri, mbi viktimat gjysëm të vdekur të shtrirë në sheshin e kampit”.

Kishin kaluar pak ditë nga revolta e 22 majit të vitit 1984, në burgun e Qafë Barit, kur komandant toge Edmond Caja do të shfaqej me entuziazëm e ngazëllim në ambjentet e mencës së këtij burgu. Kishte urdhëruar mbledhjen e të dënuarve në atë sallë, ku do të komunikonte një lajm shumë të rëndësishëm. Në heshtjen që kishte pllakosur mbi të burgosurit që qëndronin me kokë ulur e në pritje të shkopinjve e shkelmave mbi ta, nisi të dëgjohej zëri i frikshëm i Edmond Cajës.

Dëgjoni vendimin gjykatës:

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi dosjen në ngarkim të të pandehurve, vendosi këto dënime: Sokol Sokoli, me vdekje, pushkatim; Tom Ndoja, me vdekje, pushkatim… Sokol Progri, me 25 vjet burg, Vllasi Koçi, me 25 vjet burg, Martin Leka me 16 vjet burg, Haxhi Baxhonovski, me 21 vjet burg, Bajram Vuthi, me 15 vjet burg, Ndue Pisha me 25 vjet burg, Lush Bushgjoka, me 12 vjet burg, Kostandin Gjordeni, me 10 vjet burg, Lazër Shkëmbi, me 12 vjet burg dhe Hysen Tabaku me 11 vjet burg. Për të gjithë vuajtja e dënimit fillonte më 22 maj. Pasi kisht lexuar megjithë gëzimin monstruoz listën e vdkejes dhe burgosjes për ata fatkeqë që gjendshin aty pa bërë asnjë faj, xhelati Edmond Caja kisht lëshuar edhe ulurimën kërcëuese për të tjerët:

A ka ndonjë trim tjetër që do matet me ne? Pas pak ditësh në qersho të vitit 1984, dy të rinjtë e dënuar me pushkatim, do të ekzekutoheshin përms gjymtimeve monstruoze të panjohura e të padëgjuara në gjithë përvojën monstruoze të xhelatëve e diktatorëve të regjimeve totalitare nëpër botë. E ka rrëfyer Visar Zhiti në kujimet tij për vuajtjen në burgjet komuniste. Sipas dëshmisë së tij, Sokol Sokolit e Tom ndojës, pasi u pushkatuan, ua nxorën edhe sytë për ti përdorur gjoja për kërkim shkencor.

Karrierë e përgjakur e Edmond Cajes

Për shkak të devotshmërisë së lartë për të lufuar “armiqtë e popullit” Sokol Sokoli e Tom Ndoja të pushkatuar si dhe shumë të tjerë të burgosur, komandanti i togës në burgun e Qafë Barit, Edmond Caja, do t’i besohej një detyrë më e lartë shtetërore. Pak kohë më vonë ai u emërua drejtor i burgut të Qafë Barit dhe pak kohë më pas regjimi komunist e emëroi Edmond Cajen, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë.

Në atë detyrë, Caja qëndroi deri sa u përmbys regjimi komunist të cilit i shërbeu me aq devotshmëri. Pas vitit 1992, kur ishte përmbysur diktatura, Edmond Caja shkoi në Gjermani. U largua ndoshta edhe përmes kërkesës për strehim politik në Gjermani. Edmond Caja është prej 26 vitesh në Gjermani si qytetar gjeman. Atje jeton edhe sot, i pashqetësuar nga e shkuara kriminale, “i nderuar” si sipërmarrës e pikërisht për këtë status të ri të tij, ai ka bërë një padi pranë drejtësisë gjermane. Edmond Caja padit shtetasen Fatmira Dine, për prishje të imazhit, sepse ajo ka rrëfyer atje të vërtetën e karrierës së tij të përgjakur, gjatë kohës së diktaturës komuniste.

Fatmira Dine do të përballet së shpejti me Edmond Cajen në gjykatën gjermane. Me shumë gjasë, Edmond Caja do ta fitojë këtë gjyq sepse Fatmira Dine nuk ka shumë fakte për ti ofruar gjykatës gjermane përveç dëshmive që vijnë nga të dënuar viktima të dhunës monstruoze të Edmond Cajes.

Dëshmi për krimet e Edmond Cajes

“Na çuan në kampin famëkeq të Qafe Barit, një ditë dhjetori të acartë e me dëborë të vitit 1986, mua bashkë me Agron e Naim Lalën, vëllezër, nga Borshi i Sarandës dhe një djalë tjetër të gjatë nga Kuçi i Vlorës, i cili quhej Fred, por shokët e tij Naimi e Agroni e thërrisnin Feto. Ishin dënuar si dhe unë për të njëjtën akuzë dhe ishin arrestuar grup bashkë.

Sapo na zbritën nga makina autoburg, na plasën brenda rrethimeve të atij kampi të llahtarshëm. Ishte një i ftohtë siç din të bëjë vetëm në malet e Tuçit të Pukës, i ftohtë i cili na hynte deri në palcë. Një skuader policësh, të cilët mbanin uniforma kapterësh të ushtrisë na u vërsul menjëherë në fyt duke na rrahur me shkopinj druri dhe duke na rënë me këpucë ushtarake në kërcinj të këmbëve. Pasi na zhveshën lakuriq në mes të acarit e dëborës gjoja për kontroll, tek ne erdhi një oficer i veshur me uniformë të policisë me qillota, çizme lëkure e me rrip kraheqafë. Ishte Komandanti i kampit Edmond Caja nga Kuçi i Vlorës, por me banim në Tiranë. Pas shpinës së tij rrinte gati për terror shefi i policisë së kampit Ludovik Cali, një malsor prej Balldrenit të Lezhës. Filloi rrahja e pamëshirëshme ndaj nesh. Më shumë rrahën Fredin sepse komandanti Edmond Caja i thoshte se na fëlliqe Kuçin e Vlorës. Ishte koha pas Revoltës së qafë Barit. Nuk kishte kaluar veçse 2 vite e 6 muaj nga pushkatimi i trimave Sokol Zefi (Sokoli) e Tom Ndoja si dhe mbytja nën tortura e ish ushtarakut të specializuar jashtë shtetit, Sandër (Sadri) Sokoli.

Marrë nga :Kujto.al

 

Etiketa: burgEdmond Cajakomunizemtortura


Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Tjetër vrasje me thikë, humb jetën 42-vjeçari në Berat

28 Tetor, 2025 4:56 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte

28 Tetor, 2025 4:38 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, vritet me thikë një person

28 Tetor, 2025 4:13 pm
Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…
Kryesore

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…

28 Tetor, 2025 4:00 pm
Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma
Kryesore

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

28 Tetor, 2025 2:54 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vrasje me thikë në Durrës

28 Tetor, 2025 2:51 pm
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç

28 Tetor, 2025 12:53 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Shpërthim tritoli në një makinë në Shkodër, plagoset një person

28 Tetor, 2025 12:16 pm
Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
Aktualitet

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

28 Tetor, 2025 11:07 am
Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
Kronikë

Shtyhet për në 11 nëntor seancën ndaj Metës

28 Tetor, 2025 10:48 am
Para
Video/ Ermal Mamaqi kap mat Luana Vjollcën, me kë po darkonte ajo?

‘Shpirti im, ma mbushe zemrën!’Në derën e shtëpisë Luanës i vjen surpriza

Video/ Mesazh nga protesta: Edi Rama tërhiqu nga terrori ndaj qytetarëve

Video/ Mesazh nga protesta: Edi Rama tërhiqu nga terrori ndaj qytetarëve

SHBA, gjenden të vdekur në krahët e njëri-tjetrit çifti i famshëm

SHBA, gjenden të vdekur në krahët e njëri-tjetrit çifti i famshëm
















TE FUNDIT

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
28 Tetor, 2025

Benjamin Netanjahu u ka urdhëruar forcat izraelite të nisin sulme të menjëhershme dhe të fuqishme në Rripin e Gazës, duke...

Lexo më shumë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
28 Tetor, 2025

Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë...

Lexo më shumë

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
28 Tetor, 2025

Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri ka mbajtur fjalën e tij edhe ambasadori i BE në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
28 Tetor, 2025

Amerikani Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër disa muaj më parë, është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com