Deputeti i PD, Xhelal Mziu, u paraqit ditën e sotme në SPAK.
Pas daljes nga institucioni, ai ka deklaruar se është paraqitur si person në dijeni për një cështje.
Në një prononcim për mediat, Mziu tha se u pyet për një kallëzim të bërë nga këshilltarët e bashkisë në vitin 2019.
“Ishte thjeshtë një denoncim nga këshilltarët e PD-së, në lidhje me një tender pastrimin. Ka ndodhur në vitin 2019. Isha si person në dijeni”, tha Mziu.