Pas tensioneve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mediat serbe raportojnë për vënien në gatishmëri të xhandarmërisë serbe.
“Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë në gatishmëri të plotë, pasi disa qindra serbë u mblodhën rreth murit në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë”, shkruan gazeta më e madhe serbe, “Blic”.
Sipas kësaj gazete, xhandarmëria është vendosur në Zonën Tokësore të Sigurisë (ZTS), që është baza më e fortë në Bujanoc.
“Të gjitha forcat që mbulojnë ZTS-në janë në gatishmëri të plotë – jozyrtarisht mësohet në MPB-në e Serbisë”, shkruan “Blic”.Më herët u raportuar se disa dhjetëra serbë janë mbledhur te ura e Ibrit, me arsyetimin se Policia e Kosovës po bëhet gati ta rrënojë murin në veri.