Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka përfundimisht do të vazhdojë të luaj për Zvicrën dhe kjo ka ngjallur shumë pakënaqësi në Kosovë, madje ka pasur edhe prej atyre që e kanë quajtur tradhtar.
Por, në ndihmë i ka dal babai i tij Ragipi, i cili ka thënë se ata që e quajnë tradhtar, të tillë janë vetë.
“Është e vërtetë që kam thënë se të dy djemtë e mi do të luajnë për Kosovën, por është deklaruar totalisht e kundërta nga FIFA. Të gjithë ata që kanë thënë se Graniti është tradhtarë, të tillë janë vetë”, ka thënë Ragipi për Koha Ditore.