Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim për rreth 2 orë me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, me të cilët ka diskutuar për operacionin e ri “Forca e Ligjit”.
Ky operacion synon luftën kundër krimit të organizuar.
“2 orë takim konstruktiv me Ambasadorët e BE. Priortetet: Lufta kundër Krimit të Organizuar, Vetingu,Task Forca. Mbështetje totale. Faleminderit partnerëve. Për më shumë nesër në orën 10:00 Prezantim i Operacionit “Forca e Ligjit” në Ministrinë e Brendshme”, ka shkruar ministri Xhafaj në Twitter.