Ajo ç’ka ra në sy dje ishte se LSI, ende pa ikur Nuland nga Tirana i kërkoi Fatmir Xhafës të informohej se çfarë ishin këto negociata të reja që po zhvilloheshin mes PS-PD me bekimin e amerikanëve. Sot kreu i Komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj edhe pse u përpoq të qetësonte edhe publikisht LSI-në, pranoi se janë bërë negociata të fshehta, pa dijeninë e aletatit në qeveri.
Xhafaj doli nga mbledhja e grupit të PS-së ku prisnin me dhjetëra gazetarë për të mësuar diçka më shumë rreth ecurisë së reformës pas detyrave që la dje znj. Nuland.
Ndër të tjera u pyet edhe për letrën publike të kreut të grupit të LSI-së, Petrit Vasili. “Ishte kërkesë e natyrshme, për të informuar grupin e tij
në detaje me gjithë sa po negociohet, por nuk ka asnjë anashkalim të LSI në këtë proces”, tha Xhafaj.
“E kam takuar Vasilin, ia kam shpjeguar se për çfarë bëhet fjalë”, vijoi Xhafaj. Por pse LSI u detyrua të çonte letër, kur Vasili është pjesë e komisionit të reformës? Këtë e shpjegon Xhafaj, duke thënë se “bëhet fjalë vetëm për një komponent të procesit, pasi nuk është negociatë që bëhet në mbledhje, por mes dy forcave PS-PD, për një çështje të vetme”. /Opinion.al