Maratona e Tiranës edhe këtë vit u pasurua me një kategori të veçantë, duke e bërë garën më frymëzuese.
Në kuadër të kësaj maratone, u zhvillua edhe gara “We Too,” e cila kishte më shumë synim motivimin sesa konkurrimin.
Në këtë kategori morën pjesë persona me aftësi të kufizuara dhe paraplegjikë, të cilët vrapuan për të mbështetur një kauzë të rëndësishme, duke përcjellë mesazhe të fuqishme shprese dhe guximi.
Këta pjesëmarrës treguan se asgjë nuk mund të ndalë vullnetin për të kapërcyer sfidat e jetës.