Wayne Rooney është i gatshëm të largohet nga Manchester United dhe futbolli evropian.
LA Galaxy është e gatshme t’i ofrojnë Wayne Rooneyt një mundësi të largimit nga Manchester United, nëse Steven Gerrard vendos të mos jetë më pjesë e klubit, raporton “Daily Mirror”.
E ardhmja e ish kapitenit të Liverpoolit në Kaliforni përtej vitit 2016 është në dyshim, me opsionin e pensionimit, përcjell Lajmi.
Andaj, largimi i tij do të lironte një vend të një futbollisti evropian.
Rooney është duke vuajtur për të gjetur hapësirë për lojë në United dhe mund të joshet nga mundësia e paraqitjes në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.