Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuloviç: Asociacioni kërkon kushte të përshtatshme sigurie

2023/10/21 at 9:38 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Vuloviç: Asociacioni kërkon kushte të përshtatshme sigurie

Çfarë pret ekspertja e Evropës Juglindore në Fondacionin gjerman Shkenca dhe Politika, Marina Vuloviç nga vizita e emisarëve të Quint-it në Prishtinë dhe Beograd?
Deutsche Welle: Të shtunën, të dërguarit e shteteve të Kuint-it udhëtojnë në rajon për të ndërmjetësuar sërish mes Serbisë dhe Kosovës. Çfarë prisni nga bisedimet?


Marina Vuloviç: Pres që të ushtrohet më shumë presion ndaj Serbisë dhe Kosovës për t’u kthyer në dialog dhe për të punuar në implementinmin e marrëveshjes së Brukselit/Ohrit. Ky është shansi i fundit për implementim, pasi vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në BE dhe SHBA, të cilat mund të ndryshojnë prioritetet e Perëndimit në Ballkan. Megjithatë, edhe Serbia do të mbajë zgjedhje në dhjetor, që është një tjetër taktikë shtyrjeje. Fatkeqësisht, nuk llogaris se Marrëveshja e Brukselit/Ohrit do të zbatohet së shpejti.

DW: Shumë u shpresua se këtë vit mund të arrihet përparim për shkak të situatës gjeopolitike, bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së, BE-së, Gjermanisë dhe Francës dhe Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit. Në vend të kësaj, vetëm këtë vit ka pasur disa përshkallëzime të situatës. fillimisht protestat e majit me disa të plagosur rëndë dhe në shtator sulmi ndaj policisë. Cili është shpjegimi juaj për këto hapa prapa?

Vuloviç: Këto regresione ndodhin sepse Serbia nuk dëshiron ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit, pasi kjo do të nënkuptonte një njohje de facto të Kosovës. Po ashtu, Kosova nuk dëshiron të zbatojë dispozitat e marrëveshjes që kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga frika e destabilizimit të mëtejshëm dhe instrumentalizimit të Asociacionit nga Beogradi. Veprimet destabilizuese në veri të Kosovës e heqin vëmendjen nga trajtimi i çështjeve thelbësore, si njohja reciproke.

DW: Pas sulmit të Banjskës, më 24 shtator, Kosova ndihet e pasigurt dhe preferon të investojë më parë në sigurinë e saj sesa në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, së cilës tashmë nuk i beson. Nga ana tjetër, Vjosa Osmani shpreh dëshirën për një ridizajnim të dialogut. A është kjo një kërkesë e realizueshme?

Vuloviç: Një ridizajnim i dialogut mund të përfshijë një qasje më të ekuilibruar të BE-së në negociata. Këtu hyn rivlerësimi i masave aktuale ndëshkuese kundër Kosovës dhe marrja e masave të reja kundër Serbisë. Duhen krijuar kushtet e përshtatshme politike dhe sigurie për formimin e Asociacionit. Pa këto kushte, është e vështirë të imagjinohet se si mund të krijohet ky asociacion pa u instrumentalizuar nga Serbia për qëllime politike.
DW: Nëse do të ketë një ridizajnim të dialogut, sa gjasa ka që Perëndimi të përmbushë dëshirën e Kosovës për të mos krijuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe në veri të vendit?

Vuloviç: Unë mendoj se kjo ka pak gjasa të ndodhë, edhe me një qasje më të balancuar. Asociacioni shërben si nxitje për serbët që të integrohen në strukturat shtetërore të Kosovës. Pa të, e kam të vështirë ta imagjinoj se serbët do të pranonin të integroheshin. Në të njëjtën kohë, një qasje më e balancuar e BE-së përfshin edhe ushtrimin e presionit ndaj Serbisë për të lejuar një përfaqësim më të mirëfilltë të serbëve të Kosovës në jetën politike të vendit.

DW: Komisioni i BE-së prezantoi në samitin e Tiranës, më 16 tetor 2023 një plan rritjeje për të nxitur bashkëpunimin në vendet e Ballkanit Perëndimor. A mendoni se ky plan do të ketë efektin e dëshiruar?

Vuloviç: Ky plan mund të ketë efekt vetëm nëse ka një vazhdimësi të politikave në periudhat e ardhshme legjislative të BE-së. Nuk e dimë nëse komisioni i ardhshëm do të vendosë një theks të madh te zgjerimi. Për më tepër, udhëheqja e disa vendeve në rajon, si Serbia, nuk do të përfitonte nga reformat e nevojshme për t’u bashkuar me tregun e përbashkët të BE-së ose me BE. Mendoj se do të ketë vende më të përkushtuara ndaj reformave dhe vende më pak të përkushtuara ndaj tyre. Por është një shenjë e mirë që duket se ka një dinamikë të re në procesin e zgjerimit përmes aksesit të diferencuar dhe të shkallëzuar në fondet e BE-së.

DW: Ndërsa krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor u takuan në Samitin e përvjetshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ishte në Kinë ku u takua edhe me presidentin rus, Vladimir Putin. A përbëjnë këto marrëdhënie të Serbisë me Rusinë një rrezik për sigurinë në Ballkan?

Vuloviç: Lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë janë jashtëzakonisht problematike, por unë mendoj se Serbia ka probleme më të mëdha, siç janë hapat prapa në demokraci, në sundimin e ligjit, kufizimet e lirive të medias etj. Regjimi aktual në Serbi është kërcënimi më i madh për stabilitetin rajonal.

DW: Nëse është kështu, përse BE e ka kaq të vështirë të sanksionojë Serbinë?

Vuloviç: Sepse regjimi aktual në Serbi është mbështetur edhe nga BE-ja në të kaluarën dhe aktualisht ka shtete anëtare të BE-së si Hungaria që e bëjnë më të vështirë arritjen e një vendimi unanim në Këshillin e BE-së për masa ndëshkuese kundër Serbisë. Kjo është arsyeja pse zgjedhjet e ardhshme në BE janë kaq të rëndësishme: Nëse opsionet politike të krahut të djathtë në BE forcohen ose së paku janë në gjendje të formojnë qeveri, ka të ngjarë të kemi një pozicion edhe më të butë ndaj Serbisë në të ardhmen. Por ka të paktën masa nga Komisioni Evropian që mund të vendosen pa unanimitetin e Këshillit, si ato që kanë të bëjnë me shkurtimin e projekteve të financuara nga IPA. Duhet të vendosen disa masa kufizuese, në mënyrë që të dërgohet një sinjal se politika zbutëse e BE-së ndaj Serbisë ka një fund. Me çdo masë ndëshkuese është e rëndësishme që të preket regjimi, dhe jo qytetarët e Serbisë, sepse opinioni publik është i polarizuar dhe regjimi mund t’i kthejë masat ndëshkuese në një narrativë antiperëndimore, të cilën e ka nxitur vetë në diskutimet publike të brendshme për vite me radhë.

DW: Serbia është para zgjedhjeve të reja. Sa gjasa ka që të ndryshojë raporti i forcave, dhe në cilin drejtim mund të shkonte ky ndryshim?

Vuloviç: Ka pak gjasa që opozita të fitojë, por shanset e saj patjetër do të rriteshin, nëse do të dilnin të bashkuar, në një listë të përbashkët. Partitë e opozitës kanë një shans shumë të mirë për të arritur një rezultat kërcënues për partitë në pushtet, nëse qëndrojnë së bashku. Edhe nëse nuk fitojnë, por arrijnë një rezultat prej 30 deri në 40 për qind (siç sugjerojnë disa sondazhe të fundit), do të ishte një sinjal i mirë për opinionin publik serb se ndryshimi është i mundur. Me një rezultat të tillë, ata do të kishin më shumë zë në Parlament dhe në media dhe do të mund të kundërshtonin narrativat dominuese të partive në pushtet përpara zgjedhjeve të ardhshme. Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse mund të jenë vala e parë e ndryshimit politik në Serbi, por vetëm nëse bashkohen partitë opozitare./DW



Ju sugjerojmë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
Bota

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

22 Gusht, 2025 10:30 pm
Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
Bota

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

22 Gusht, 2025 10:22 pm
Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
Rajoni

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

22 Gusht, 2025 10:07 pm
Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Kryesore

Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!

22 Gusht, 2025 9:30 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Irani dhe fuqitë evropiane do të takohen javën e ardhshme për bisedime bërthamore

22 Gusht, 2025 9:14 pm
Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën
Bota

Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën

22 Gusht, 2025 8:58 pm
Ukraina: Kemi vrarë 60 mijë rusë
Bota

Lufta me Rusinë, Bashkimi Evropian i jep Ukrainës 4.05 miliardë euro

22 Gusht, 2025 8:34 pm
Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje
Rajoni

Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje

22 Gusht, 2025 8:20 pm
Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët
Aktualitet

Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

22 Gusht, 2025 7:49 pm
Para
Emri/ Pjesëtar i një organizate kriminale, 32-vjeçari i kërkuar nga Italia arrestohet në Shkodër

Emri/ Pjesëtar i një organizate kriminale, 32-vjeçari i kërkuar nga Italia arrestohet në Shkodër

Ukraina druhet për lodhje prej luftës në Perëndim

Ukraina druhet për lodhje prej luftës në Perëndim

Rama fton në podcast tre gjimnazistë: Këta janë inteligjenca e Shkodrës, jo ajo artificiale

Rama fton në podcast tre gjimnazistë: Këta janë inteligjenca e Shkodrës, jo ajo artificiale
















TE FUNDIT

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
22 Gusht, 2025

Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident...

Lexo më shumë

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
22 Gusht, 2025

Autoritetet amerikane kanë vendosur të rishikojnë të gjithë 55 milionë vizat e të huajve sa jetojnë në këtë vend me viza të vlefshme amerikane, shpjegoi...

Lexo më shumë

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
22 Gusht, 2025

Zyrtarë të Listës Serbe janë pritur në një takim në Serbi nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe,...

Lexo më shumë

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
22 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Një shtetas 33 vjeç...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com