Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vula e PD i kaloi Berishës/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit

2024/07/19 at 3:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vula e PD i kaloi Berishës/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD.

Apeli i dha të drejtën e vulës, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rrëzoi ankimin e bërë nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Gjykata e Apelit konstaton pavlefshmërinë e ankimit të bërë nga Enkelejd Aliebaj, i cili në dokumentetin e gjykatës firmosur kërkesën si kryetari i Partisë Demokratike.

Pjesë nga Vendimi:
Gjykata e Apelit vlerëson se pavarësisht se dorëheqja e kryetarit të PDSH z. Lulzim Basha nuk është kryer në formën shkresore dhe as ka gjetur pasqyrim në regjistrin e partive politike, është një fakt i njohur botërisht dhe i pranuar dhe nga organe të tjera administrative dhe gjyqësore vendimnarrëse në procesin zgjedhor. Sipas vendimit nr.27, datë 16.03.2023 të KAS të lënë në fuqi me vendimin nr.5 datë 27.03.2023 të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, PDSH është përfaqësuar në zgjedhjet vendore të vitit 2023 me nën/kryetar z.Enkelejd Alibeaj, për shkak se është pranuar që kryetari z.Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje në datë 21.03.2022. Nga këto akte provuese, provohet se z.Lulëzim Basha nuk ka qenë organi që përfaqëson juridikisht tek të tretët PDSH-në, në momentin e regjistrimit të ankimit 04.04.2022, pasi është njohur dorëheqja e tij në datë 21.03.2022.

Autorizimi për përfaqësim te të tretët, është një akt i njëanshëm delegimi kompetencash. Në rastin e autorizimit\prokurës së lëshuar nga personi juridik, nënshkruesi i saj nuk delegon tagra personale por tagra që lidhen eskluzivisht me detyrën apo pozicionin përkatës. Efektet juridike të autorizimit apo vlefshmëria e tij mbaron automatikisht me mbarimin apo humbjen e kompetencave të personit nënshkrues të autorizimit.

Me dorëheqjen publike të z.Lulzim Basha në datën 21.03.2022 autorizimi i lëshuar nga ky i fundit për z.Alibeaj ka mbaruar juridikisht dhe nuk ka qënë më i aftë të prodhojë asnjë pasojë juridike. Autorizimi i z.Lulzim Basha i datës 15.09.2021 nuk kishte më vlerë juridike pas datës 21.03.2022, pas dorëheqjes së tij publike. Gjykata e apelit vlerëson se z. Alibeaj nuk ka pasur legjitimim procedural në përfaqësimin e ankuesit PDSH në gjykim dhe në paraqitjen dhe nënshkrimin e aktit “Ankim”.

Në kushtet kur përfaqësuesi me autorizim z.Enkelejd Alibeaj, ka bërë ankim kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë pas mbarimit të efekteve juridike të autorizimit, ankimi/apeli i paraqitur nga ky përfaqësues konsiderohet si ankim i bërë nga një person që nuk legjitimohet, si përfaqësues pa tagra.

Për sa më sipër, Gjykata e apelit vlerëson se ankimi i paraqitur nga përfaqësuesi me autorizim z.Enkelejd Alibeaj nuk plotëson parakushtet formale-procedurale për shqyrtimin e tij, pasi është nënshkruar nga një person që nuk legjitimohet të bëjë ankim dhe si i tillë në bazë të nenit 450/ç të KPC, i ndryshuar, nuk duhet të pranohet.

Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

29 Janar, 2026 10:25 pm
Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

29 Janar, 2026 10:08 pm
Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

29 Janar, 2026 9:51 pm
Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
-U tha në Opinion

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

29 Janar, 2026 9:48 pm
Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…
Rajoni

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…

29 Janar, 2026 8:22 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

29 Janar, 2026 7:15 pm
Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
Bota

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

29 Janar, 2026 5:18 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Kronikë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

29 Janar, 2026 4:42 pm
1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen
Bota

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

29 Janar, 2026 4:18 pm
Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
Rajoni

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

29 Janar, 2026 4:06 pm
Para
Nga ndërtimi i pallatit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, zbardhet dosja e Vangjush Dakos

I akuzuar për shpërdorim detyre/ GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Vangjush Dakon

Nis në Kuvend diskutimi i rivlerësimit të pronave/ PS-PD ndahen për përqindjen e tatimit

Nis në Kuvend diskutimi i rivlerësimit të pronave/ PS-PD ndahen për përqindjen e tatimit

Kishin zënë vijën bregdetare me çadra, policia shpall në kërkim çiftin e bashkëshortëve

Kishin zënë vijën bregdetare me çadra, policia shpall në kërkim çiftin e bashkëshortëve

TE FUNDIT

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
29 Janar, 2026

“Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra”, kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme kreu i partisë Mundësia Agron Shehaj,...

Lexo më shumë

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
29 Janar, 2026

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, theksoi se selia blu është e hapur për të bashkëpunuar me çdo parti opozitare që...

Lexo më shumë

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
29 Janar, 2026

Cilat janë pikat që bashkon opozitën kundër mazhorancës pavarëissht ndryshimeve? Pikërisht për këtë temë po diskutohet në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
29 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Opinion”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com