Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Zyrtari amerikan më konfirmoi se do të sanksionohet NIS-i

2025/01/04 at 11:37 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Do të dekoroj përfaqësuesit e shteteve që votuan kundër Rezolutës për Srebrenicën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të shtunën se nënsekretari amerikan i Shtetit për Rritje Ekonomike, Energji dhe Ambient, Jose Fernandez, i ka konfirmuar që Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).

“Ata do të vendosin sanksione, jo vetëm financiare, por sanksione të plota ndaj kompanisë NIS. Këto nuk do të jenë sanksione kundër kompanive që janë në pronësi ruse, apo që financohen nga bankat ruse, por do të jenë sanksione të drejtpërdrejta ndaj kompanisë tonë NIS”, ka thënë Vuçiq në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë.

Presidenti serb ka thënë se do të diskutojë me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, më vonë gjatë ditës.

Sipas Vuçiqit, Uashingtoni do t’i japë Serbisë afat prej 30 ditësh “të rishikojë situatën dhe të marrë veprime, dhe brenda 60 ditëve të përfundojë gjithçka”.

Ai i ka propozuar sërish Qeverisë serbe që t’i formojë dy ekipe, në koordinim me kryeministrin, për të biseduar me palën amerikane dhe atë ruse.

Vuciq ka përmendur se Serbia ka lidhje të mira me njerëzit në administratën e re të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, por edhe që synon të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në pjesën e dytë të janarit.

Vuçiq pati thënë edhe më 13 dhjetor se SHBA-ja do të vendosë sanksione ndaj NIS-it brenda ditësh, për shkak se kjo kompani, që dikur ka qenë shtetërore, tani është në duart ruse.

Dhjetë ditë më vonë, ambasadori amerikan në Beograd, Hill, pati thënë se “nuk ka informacion” që do të vendosen sanksione ndaj NIS-it.

Hill pati thënë për Radiotelevizionin publik të Serbisë (RTS) se “ekzistojnë shqetësime” nëse NIS-i në duart ruse është duke ndihmuar disi në financim të luftës së Moskës në Ukrainë, dhe që këto çështje duhet të analizohen me kujdes.

Prej viti 2008, NIS-i është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse, Gazprom Neft dhe kompanisë së saj amë, Gazprom.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë futur Gazprom Neftin në listë të zezë më 2014, pasi Rusia pati aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Gazprom, ndërkaq, nuk është në listën e sanksioneve të Perëndimit.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i diversifikuar burimet e funrizimit – pas nisjes së luftës në Ukrainë – Serbia vazhdon të varet në masë të madhe nga burimet ruse të energjisë, dhe kjo varësi ka qenë një prej argumenteve kryesore të Beogradit zyrtar për të mos vendosur sanksione ndaj Moskës, me gjithë insistimin e Perëndimit./REL

Ju sugjerojmë

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”
Bota

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”

21 Gusht, 2025 10:09 am
Plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj/Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë
Aktualitet

Plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj/Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

21 Gusht, 2025 9:56 am
Morinë, trafikanti hedh çantën me 21 kg marijuanë dhe arratiset drejt malit
Rajoni

Morinë, trafikanti hedh çantën me 21 kg marijuanë dhe arratiset drejt malit

21 Gusht, 2025 9:44 am
Rama: Lëpusha e Kelmendit në Malësinë e Madhe, mrekulli e Alpeve Shqiptare
Aktualitet

Rama: Lëpusha e Kelmendit në Malësinë e Madhe, mrekulli e Alpeve Shqiptare

21 Gusht, 2025 9:31 am
Raporti i OKB, thellohet “hendeku” mes të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri
Aktualitet

Raporti i OKB, thellohet “hendeku” mes të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri

21 Gusht, 2025 9:14 am
Pse Donbasi është kaq i rëndësishëm për Putinin?
Bota

Pse Donbasi është kaq i rëndësishëm për Putinin?

21 Gusht, 2025 8:57 am
Garancitë për Ukrainën, një sfidë gjigante për vendet e BE-së
Bota

Garancitë për Ukrainën, një sfidë gjigante për vendet e BE-së

21 Gusht, 2025 8:45 am
Kthehet në banesë ish-zv/drejtori i AKSHI-t
Aktualitet

Kthehet në banesë ish-zv/drejtori i AKSHI-t

21 Gusht, 2025 8:39 am
Jo vetëm ushqimet, por po shtrenjtohen edhe produktet e tjera
Aktualitet

Jo vetëm ushqimet, por po shtrenjtohen edhe produktet e tjera

21 Gusht, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 21 gusht 2025

21 Gusht, 2025 8:28 am
Para
Mirditë/ Shpërthim sapo ndezi makinën, plagoset një person

Dy makina përplasin tufën me bagëti të imta në aksin Elbasan-Tiranë, ngordhin 24 krerë dhi

Aksidentoi për vdekje motoristin, pranga shoferit të furgonit

Aksidentoi për vdekje motoristin, pranga shoferit të furgonit

Dhuna në familje, arrestohen 5 persona në Tiranë

Dhuna në familje, arrestohen 5 persona në Tiranë

TE FUNDIT

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”
21 Gusht, 2025

Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mund të ketë pasoja për politikën gjermane të migracionit. Kjo vlen...

Lexo më shumë

Plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj/Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

Plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj/Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë
21 Gusht, 2025

Policia e Durrësit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një...

Lexo më shumë

Morinë, trafikanti hedh çantën me 21 kg marijuanë dhe arratiset drejt malit

Morinë, trafikanti hedh çantën me 21 kg marijuanë dhe arratiset drejt malit
21 Gusht, 2025

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 21 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marijuanë. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se...

Lexo më shumë

Rama: Lëpusha e Kelmendit në Malësinë e Madhe, mrekulli e Alpeve Shqiptare

Rama: Lëpusha e Kelmendit në Malësinë e Madhe, mrekulli e Alpeve Shqiptare
21 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga Lëpusha e Kelmendit në Malësinë e Madhe. Përmes një postimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com