Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç thirrje për dialog serbo-boshnjak

2021/10/22 at 4:37 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç thirrje për dialog serbo-boshnjak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar një dialog me liderët e Bosnje dhe Hercegovinës, disa ditë pas rritjes së mosmarrëveshjeve mes entiteteve të këtij vendi.

Vuçiç tha se e konsideronte “shumë të rëndësishme hapjen e një dialogu serbo-boshnjak, për të folur për njëri-tjetrin me më shumë respekt, për t’u kujdesur për njëri-tjetrin dhe për të parë se cilat janë interesat e ndërsjella”.

Ai tha se me 23 tetor do të takohet me anëtarin e presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik dhe në javët në vijim me kryetarin e Partisë së Veprimit Demokratik, Bakir Izetbegoviç. Kjo është partia më e madhe e boshnjakëve.

Asambleja Kombëtare e Republika Sërpskas në Bosnje dhe Hercegovinë miratoi të mërkurën një ligj për produktet dhe pajisjet mjekësore. Sipas ligjit, Agjencia do të jetë “organizatë e pavarur administrative, dhe do të ketë statusin e një entiteti juridik”.

Krijimi i një agjencie të tillë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila ka dalë nga Marrëveshja e Dejtonit.

Ambasada Amerikane në Bosnjë dhe Hercegovinë tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin të gjitha sanksionet që kanë në dispozicion, kundër atyre që dëmtojnë ose që lehtësojnë minimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”.

I pyetur për sanksionet e mundshme të SHBA-së, Vuçiç tha se ai është gjithmonë kundër.

“Historia ka treguar se askush nuk e ka zgjidhur asnjë problem përmes sanksioneve. Të bisedosh është metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve”, tha ai.

Ambasada amerikane ka thënë se masat e mundshme amerikane nuk janë zëvëndësim për përgjegjësinë që kanë të gjithë krerët e Bosnjës dhe Hercegovinës, për të refuzuar veprimet destabilizuese, dhe që në vend të kësaj të punojnë përmes institucioneve për të përmirësuar funksionalitetin.

Si shtet, Bosnja dhe Hercegovina përbëhet nga dy entitete të formuara pas luftës së viteve 1992-95 – nga Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, e banuar kryesisht nga myslimanë dhe kroatë, dhe nga Republika Sërpska, e banuar kryesisht nga serbë të Bosnjës.

Kushtetuta e këtij vendi buron nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e cila i dha fund luftës. Ajo ndalon cilindo nga dy entitetet e vendit që të krijojë një agjenci që minon punën e organeve federale.

Etiketa: Bosnjaserbiavucic

Ju sugjerojmë

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025
Bota

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

16 Janar, 2026 10:18 am
Baki Wahsh, shqiptari i biznesit të arit
Aktualitet

Baki Wahsh, shqiptari i biznesit të arit

16 Janar, 2026 9:49 am
Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota
Bota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

16 Janar, 2026 9:16 am
Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

16 Janar, 2026 8:47 am
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja
Kronikë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja

16 Janar, 2026 8:40 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 janar 2026

16 Janar, 2026 8:39 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi,16 janar 2026

16 Janar, 2026 8:38 am
Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri/Regjistrohen 562 raste të reja dhe 8 viktima

COVID-19/ Regjistrohen 594 raste të reja dhe 8 viktima në Shqipëri

Kriza energjetike, Vuçiç: S’po më zë gjumi natën

Kriza energjetike, Vuçiç: S’po më zë gjumi natën

Rritet ndihma ekonomike për shtresat në nevojë, kush përfiton

Rritet ndihma ekonomike për shtresat në nevojë, kush përfiton

TE FUNDIT

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025
16 Janar, 2026

Vitin e kaluar, në kufijtë e jashtëm të BE-së u regjistruan dukshëm më pak kalime të parregullta kufitare sesa në...

Lexo më shumë

Baki Wahsh, shqiptari i biznesit të arit

Baki Wahsh, shqiptari i biznesit të arit
16 Janar, 2026

I lindur në Kosovë dhe i rritur në Gjermani, Baki Wahsh, është një nga emrat më të njohur në industrinë...

Lexo më shumë

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota
16 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi hapur dje se do të zbatojë “ Aktin e Kryengritjes ” për...

Lexo më shumë

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës
16 Janar, 2026

Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të madhe të tokës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com