Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Të gatshëm të përmbushim gjithçka që nuk përfshin njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

2023/10/29 at 1:06 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Të gatshëm të përmbushim gjithçka që nuk përfshin njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç, tha për televizioni Prva të Serbisë se afatet kohore për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë më nuk kanë asnjë kuptim dhe se Serbia është e gatshme të përmbushë gjithçka që nuk përfshin njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

Gjermania, Franca dhe Italia kanë kërkuar që Beogradi të njohë de facto pavarësinë e Kosovës dhe që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kështu është thënë në letrën e nënshkruar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Kjo letër vjen pasi liderët e tri shteteve kyçe të Bashkimit Evropian zhvilluan takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel më 26 Tetor.

“Unë iu thashë që ne jemi të gatshëm të zbatojmë [marrëveshjet], por thashë se për këtë nuk jemi pajtuar”, tha Vuçiç, duke shtuar se ka refuzuar që të nënshkruajë dokumentet e ofruara.

“U thashë se ne kemi Kushtetutën e Serbisë”, tha ai.

Vuçiç po ashtu tha se nuk ka kërkuar që të pranohet asnjë letër anësore.

Pas takimeve në Bruksel, Zyra e Kurtit tha se kryeministri kosovar ka refuzuar që të pranojë një letër anësore të paraqitur nga Vuçiçi, që sipas Qeverisë së Kosovës zhbën tri parimet e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, Anekstit të saj dhe draftit të propozuar nga pesë emisarët që vizituan Kosovën dhe Serbinë më 21 tetor.

“Unë thashë se ne jemi të gatshëm të përmbushim obligimet tona dhe shtova se ne nuk mund të pranojmë asgjë që lidhet me njohjen e pavarësisë së Kosovës apo anëtarësimit të saj në OKB”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se ka dëgjuar për disa afate kohore për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për më shumë se dhjetë vjet dhe më ato nuk kanë kuptim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 27 tetor se ishte i gatshëm të nënshkruante një marrëveshje për normalizimin e raporteve dhe propozimin për formimin e Asociacionit, por shtoi se “pala serbe nuk ishte e interesuar”.

Takimet e ndara në Bruksel të bartësve të dialogut me liderët kyçë evropianë përfunduan pa asnjë rezultat.

Kosova ka thënë se propozimi evropian për një draft-statut për themelimin e Asociacionit “është shkruar me kujdes” ndaj Kushtetutës së Kosovës.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik./REL

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Para
Video/Përplasen 2 makina në rrugën Rubik-Rrëshen, njëra përmbyset në mes të rrugës

Video/Përplasen 2 makina në rrugën Rubik-Rrëshen, njëra përmbyset në mes të rrugës

Tragjedi në Hokej/ Patina e kundërshtarit i pret fytin, ndërron jetë sportisti 29-vjeçar

Tragjedi në Hokej/ Patina e kundërshtarit i pret fytin, ndërron jetë sportisti 29-vjeçar

Firmosin 45 deputetë, PD dorëzon kërkesën e tretë për ngritjen e komisionit hetimor

23 deputetë u përjashtuan nga Kuvendi/ PD: Do mblidhemi të gjithë bashkë për të shkuar në seancë

TE FUNDIT

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
9 Qershor, 2025

Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën...

Lexo më shumë

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
9 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të hënën ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare. Ata janë mbledhur 29...

Lexo më shumë

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
9 Qershor, 2025

Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për...

Lexo më shumë

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
9 Qershor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com