Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim për shkarkimin e Misa Vacic, këshilltar i Drejtorit të Zyrës për Kosovë Marko Djuric.
Duke e arsyetuar shkarkimin e tij Djuric ka thënë se Vasic ka qenë i angazhuar me kontratë mbi vepër në këtë zyrë ndërkohë që është prezantuar rrejshëm si këshilltar.
“Misa Vacic me vendim timin ishte angazhuar në Zyrën për Kosovë dhe Metohi në bazë të një kontrate të përkohshme mbi vepër, në çështjet që kanë të bëjnë me aktivitete humanitare në krahinë, e jo si zyrtar apo këshilltar siç është prezantuar ai” ka thënë Djuric.
Marko Djuric i cili ka qenë i përfshirë plotësisht në aferën e trenit do të shpëtojë pa therrë në këmbë.
Vucic kishte komentuar për këtë.
“Djuric është një njeri I ndershëm dhe plotë passion…Nganjëherë e lus, ndalo ngapak”