Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Serbisë i është mohuar integriteti territorial

2024/12/09 at 11:37 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç: Serbisë i është mohuar integriteti territorial

Gjatë një takimi me përfaqësues të ekonomisë zvicerane, presidenti serb Aleksandar Vuçiç foli për Kosovën, tensionet gjeopolitike dhe perspektivat ekonomike të vendit të tij.

Në numrin e fundjavës, e përditshmja gjermane Berliner Zeitung i kushton një artikull fjalimit të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë një takimi (4.12.) në Cyrih të Zvicrës organizuar nga revista Weltwoche.

“Zgjidhja e konfliktit me Kosovën është integrimi i Ballkanit në BE”

Vuçiç ka kritikuar ndërhyrjen e NATO-s të viteve 1998/99 dhe ka bërë krahasime me krizën në Ukrainë. „Argumentet në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës kuptohen mirë në Serbi, por të njëjtat parime iu mohuan Serbisë në vitin 1999,“ ka deklaruar ai.

Ai ka kujtuar se NATO kishte vepruar „pa mandat të OKB-së dhe jashtë kornizës së së drejtës ndërkombëtare“ për të „mundësuar shkëputjen e Kosovës nga territori serb.“

Me pranimin e plotë të rajonit të Ballkanit në BE, mund të zgjidhet problemi me Kosovën, citon Berliner Zeitung Vuçiçin. Sipas saj Vuçiç ka përmendur shembuj të suksesshëm nga historia më e re evropiane, si Tirolin e Jugut, Alsasën ose marrëdhënien moderne gjermano-polake, të siguruar nga heqja dorë përfundimtare e Gjermanisë nga territoret lindore në marrëveshjen 4+2 të vitit 1990. Vuçiç theksoi se përgjegjësit politikë si Macron, Scholz apo von der Leyen, por edhe Putin, duhet ta dëshirojnë këtë duke pasur parasysh situatën në Ukrainë.

Modelet që sugjeron Vuçiçi 

Tiroli i Jugut është një rajon autonom në Itali, i banuar kryesisht nga gjermanofolës, ku konflikti për identitetin dhe të drejtat kulturore u zgjidh përmes një autonomie të zgjeruar në vitet 1970. Alsasa, një rajon në Francë me histori të gjatë konfliktesh mes Gjermanisë dhe Francës, u bë simbol i pajtimit pas Luftës së Dytë Botërore. Integrimi i tij në Francë me respekt për kulturën dhe gjuhën vendase tregon suksesin e dialogut dhe bashkëpunimit evropian.Ndërsa marrëveshja Katër Plus Dy (1990) u nënshkrua mes dy Gjermanive dhe katër fuqive aleate për të lejuar ribashkimin e Gjermanisë, duke garantuar heqjen dorë nga pretendimet territoriale mbi zonat lindore.

“Sanksionet ndaj Rusisë dëmtojnë ekonominë gjermane”

Presidenti serb ka nënvizuar rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në Europë dhe potencialin e saj historik si ndërmjetësuese. „Gjermania, për shkak të historisë së saj moderne, është e destinuar të marrë një rol strukturues në këtë diskutim.“ Ai gjithashtu ka theksuar efektet negative të politikave sanksionuese: “Pakot e shumta të sanksioneve dëmtojnë më shumë sesa ndihmojnë, veçanërisht industritë evropiane si industria e automobilave në Gjermani.”

Për perspektivat ekonomike të Serbisë, Vuçiç ka folur me optimizëm dhe ka përmendur rëndësinë strategjike të rezervave të litiumit në vend: “Nuk do të ketë shitje të lëndës së parë për ofertuesin më të lartë.“ Ai ka bërë të ditur se Serbia planifikon „të zhvillojë të gjithë zinxhirin e vlerës, nga nxjerrja deri te prodhimi i baterive brenda vendit.“ /DW

Ju sugjerojmë

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
Sport

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

19 Nëntor, 2025 9:46 pm
Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
Kronikë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

19 Nëntor, 2025 8:47 pm
Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
Politikë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

19 Nëntor, 2025 6:47 pm
Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
Kryesore

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

19 Nëntor, 2025 6:44 pm
Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët
Politikë

Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët

19 Nëntor, 2025 6:42 pm
Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor
Bota

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

19 Nëntor, 2025 6:40 pm
Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit
Bota

Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit

19 Nëntor, 2025 6:38 pm
Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa
Kronikë

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa

19 Nëntor, 2025 6:22 pm
Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Para
Pas rrëzimi i regjimit të Assad, mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së 

Pas rrëzimi i regjimit të Assad, mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së 

Balluku: Në 2025, targeti i ri të arrijmë 12 milionë pasagjerë

Balluku: Në 2025, targeti i ri të arrijmë 12 milionë pasagjerë

Vrasja e Martin Canit/ Dëshmon autori 14-vjeçar i krimit! Mario Përlleshi kërkon zbutje të masës së sigurisë 

Vrasja e Martin Canit/ Dëshmon autori 14-vjeçar i krimit! Mario Përlleshi kërkon zbutje të masës së sigurisë 

TE FUNDIT

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
19 Nëntor, 2025

Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”....

Lexo më shumë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
19 Nëntor, 2025

EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre...

Lexo më shumë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
19 Nëntor, 2025

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e...

Lexo më shumë

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
19 Nëntor, 2025

Deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com