Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Serbia do të injorojë sanksionet amerikane ndaj politikanëve serbë

2023/08/05 at 9:14 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Serbia do të injorojë sanksionet amerikane ndaj politikanëve serbë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia do të injorojë sanksionet që Shtete e Bashkuara I vendosën zyrtarëve të lartë serbë të Bosnjës për dëmtimin e një marrëveshjeje të paqes të vitit 1995, e cila i dha fund një lufte që la pas vetes më shumë se 100 mijë të vrarë dhe miliona të pastrehë.

Ai tha se zyrtarët serbë etnikë të Bosnjës nën sanksionet amerikane do të jenë ende të mirëpritur në Serbi.

“Republika e Serbisë do t’i trajtojë sanksionet sikur të mos ekzistonin”, tha presidenti serb Vuçiç, gjatë një vizite në rajonin serb të Bosnjës. “Është e vështirë, por ky është i vetmi vendim i mundshëm”, tha ai.

Në mesin e katër zyrtarëve serbë të Bosnjës të sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit janë Zhelka Cvijanoviç, anëtare serbe e presidencës kolektive trepalëshe boshnjake, si dhe kryeministri i entitetit serb në Bosnje, Radovan Vishkoviç.

Udhëheqësi separatist i Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik, është sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara.

Të katër zyrtarët thuhet se kanë marrë pjesë në hartimin e një ligji që Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë thonë se dëmton unitetin e Bosnjës duke injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vendit.

Lufta e Bosnjës që filloi në vitin 1992, përfundoi me marrëveshjen e Dejtonit të organizuar nga Shtetet e Bashkuara me të cilën u krijuan dy rajone: Republika Serbe dhe Federata Boshnjako-Kroate.

Së voni, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj shefit pro-rus të agjencisë së sigurisë së Serbisë, Aleksandër Vulin, duke e akuzuar atë për përfshirje në tregti të paligjshme të armëve, trafik droge dhe keqpërdorim të detyrës.

Ekziston frika e përhapur se Serbia, një aleate e Rusisë, mund të ndezë tensionet në Ballkan për të larguar të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga lufta në Ukrainë.

Udhëheqësi populist serb Vuçiç mori pjesë të premten në një ceremoni përkujtimore në entitetin serb të Bosnjës për dhjetëra mijëra serbë që në vitin 1995 u larguan nga Kroacia pas një ofensive ushtarake kroate që shënoi fundin e luftës.

Gjatë operacioni kroat “Stuhia”, i cili filloi më 4 gusht të vitit 1995, Ushtria kroate çliroi një pjesë të madhe të territorit kroat që kishte qenë nën kontrollin e kryengritësve serbë që nga viti 1991.

Forcat kroate i arritën qëllimet e tyre ushtarake në vetëm tre ditë, duke rrëzuar shtetin e panjohur ndërkombëtarisht të kryengritësve serbe, Republikën e Krajinës Serbe. Përvjetori shënohet çdo vit në Kroaci si një triumf kombëtar.

Operacioni Stuhia nga serbët dhe zyrtarët e tyre shihet si një tragjedi sepse shkaktoi një shpërngulje të madhe të civilëve serbë nga Kroacia. Në atë operacion u vranë disa qindra serbë./VOA


Etiketa: aleksander vucicsanksioneshba


Ju sugjerojmë

Kolonët izraelitë djegin xhaminë në Cisjordani
Bota

Kolonët izraelitë djegin xhaminë në Cisjordani

13 Nëntor, 2025 11:02 am
Skandali në Rumani, skema e shitjes së armëve që synonte të mashtronte BE
Bota

Skandali në Rumani, skema e shitjes së armëve që synonte të mashtronte BE

13 Nëntor, 2025 10:27 am
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
Kronikë

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

13 Nëntor, 2025 10:21 am
Shisnin kokakinë në Himarë, dy të arrestuar
Kronikë

Shisnin kokakinë në Himarë, dy të arrestuar

13 Nëntor, 2025 10:14 am
Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit
Kronikë

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit

13 Nëntor, 2025 9:37 am
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump nënshkruan projektligjin që i jep fund mbylljes së qeverisë

13 Nëntor, 2025 9:27 am
Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza
Kronikë

Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza

13 Nëntor, 2025 8:59 am
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi
Kryesore

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi

13 Nëntor, 2025 8:52 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 nëntor 2025

13 Nëntor, 2025 8:50 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 13 nëntor 2025

13 Nëntor, 2025 8:01 am
Para
Balla në aeroportin “Nënë Tereza”:Pritet të hyjnë 1 mln turistë në Shqipëri gjatë gushtit

Balla në aeroportin “Nënë Tereza”:Pritet të hyjnë 1 mln turistë në Shqipëri gjatë gushtit

Trump: Nuk e shikoj Biden si kandidat nga pikëpamja fizike dhe mendore

Akuza të reja për dokumentet e klasifikuara, Trump: Jam i pafajshëm

Partizani-Roma bën bashkë Mourinhon dhe Noizyn, Rama: Zotnia i Romës dhe çuni i Tironës

Partizani-Roma bën bashkë Mourinhon dhe Noizyn, Rama: Zotnia i Romës dhe çuni i Tironës
















TE FUNDIT

Kolonët izraelitë djegin xhaminë në Cisjordani

Kolonët izraelitë djegin xhaminë në Cisjordani
13 Nëntor, 2025

Kolonët izraelitë dogjën një xhami gjatë natës në fshatin palestinez Kifl Hares, pranë Ariel në Bregun Perëndimor, duke lënë grafite...

Lexo më shumë

Skandali në Rumani, skema e shitjes së armëve që synonte të mashtronte BE

Skandali në Rumani, skema e shitjes së armëve që synonte të mashtronte BE
13 Nëntor, 2025

Autoritetet në Rumani kanë arrestuar një ish-senator i cili dyshohet se kishte tentuar t'i ofronte ryshfet prej 1 milion eurosh ministrit të...

Lexo më shumë

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
13 Nëntor, 2025

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në SPAK. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij...

Lexo më shumë

Shisnin kokakinë në Himarë, dy të arrestuar

Shisnin kokakinë në Himarë, dy të arrestuar
13 Nëntor, 2025

Dy persona nga Elbasani kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi merreshin me shpërndarje të kokainës në doza....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com