Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se nuk ka për ta njohur kurrë pavarësinë e Kosovës.
Tanjug shkruan se Vuçiç është shprehur se dhe sikur ta vrasin ai nuk ka për ta njohur pavarësinë.
“Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëjë atë. Më goditni, por unë s’do ta bëjë. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por Vuçiç nuk e njeh Kosovën”,-tha Vuçiç.
Po ashtu Presidenti i Serbisë ka thënë se nuk ka mundur që të gjejë zgjidhjen për Kosovën, pasi siç është shprehur “secili u çmend”./ Opinion.al E.Xh.