Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, i cili gjendet në një vizitë në Kosovë ditën e sotme, është pyetur nga gazetarët shqiptarë në lidhje se kur do të vijë për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Sipas mediave të Kosovës, ai ka theksuar se kjo pyetje i parashtrohet vazhdimisht, duke aluduar në atë se kur Serbia do ta njohë Kosovën.
I pyetur se si do të reagonte sikur pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, postin e kryeministrit ta merrte ndonjë politikan nga opozita cili do ta njihte Kosovën, koha.net shkuan se Vuçiç është përgjigjur se “për këtë vetëm mund të shpresoni”.
“Ndoshta këto ëndrra edhe ju realizohen. S’kam asgjë kundër, shpresoni, ndoshta edhe mund t’ju ndodh juve kjo, por nuk do të mbështetesha shumë në”, ka thënë Vuçiç.
Në këtë vizitë ai takuar minatorët e Trepçës në Leposaviq dhe pastaj banorët e Zveçanit, ndërsa i është drejtuar Mitrovicës për të inaguar Qendrën e Re të Onkologjisë./Klan