Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Halkidiki të Greqisë ku një person nga Maqedonia e Veriut është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 3:30 të mëngjesit ku viktimë ka mbetur Orhain Bagraini, 39 vjeç dhe është plagosur Sead Slezovikg, 36 vjeç.
Sipas informacioneve të para nga Policia greke, persona të panjohur, kanë hapur zjarr ndaj tyre teksa ndodheshin në banesë me qira.
Ata ishin pronarë të një kazinoje dhe një fabrike pijesh alkoolike, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë shpallur në kërkim nga Policia./Opinion.al