Një futbollist 31-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Meksikë, pak pasi ka përfunduar një ndeshje. Sergio Alberto Jáuregui, ish-lojtar i skuadrës së futbollit Arroceros Cuautla, u vra në fushën Santa Inés, në qytetin e Cuautla.
Autoritetet policore kanë raportuar se, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, mëngjesin e kësaj të diele, më 28 janar, kanë marrë njoftimin për ndihmë për shkak se në fushën sportive të lagjes në fjalë ishin regjistruar të shtëna me armë zjarri.
Sipas mediave një person i armatosur ka hyrë dhe ka qëlluar mbi futbollistin dhe më pas ka hipur në një motoçikletë dhe është larguar. 31-vjeçari ndërroi jetë pasi mori gjashtë plagë me armë zjarri.
Sergio Alberto Jáuregui Ángeles ka luajtur si mbrojtës profesionist me ekipin e Arroceros del Cuautla.