Christine Grimmie, ish-konkurrentja e “The Voice” në Amerikë, është qëlluar mbrëmjen e djeshme në një skenë në Orlando. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22: 45, në kohën ku Christine po firmoste autografe për fansat e saj. Sipas Policisë së Orlandos, emri i vrasësit nuk është bërë i ditur dhe se ai kishte dy armë, ku me njërën ka qëlluar veten menjëherë pas aktit.
Mësohet se në vend ngjarje ka qenë edhe vëllai i Christine, i cili ka arritur t’i marrë njërën armë, edhe pse nuk ka mundur të ndalojë vrasjen e motrës së tij.
Një hetim policor është në proces në mënyrën se, si i dyshuari kishte arritur të hyjnë në vend me armë zjarri. Lajmi i ngjarjes u përhap me shpejtësi në mediat sociale, dhe shumë fansa të këngëtares kanë shprehur ngushëllimet e tyre. /tvklan.al