Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Larushkë të Fushë Krujës.
Sipas tvklan mësohet se Gentjan Bejtja ka mbetur i vrarë si pasojë e një atentati.
Më datë 4 Korrik të vitit 2023 iu bë një atentat, jashtë ambienteve të banesës ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan L. Sino 29 vjeç dhe të plagosur Alvi G. Bejtja 13 vjeç dhe djali tjetër 10 vjeç.
Më 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbetet e pazbuluar.
Gentian Bejtja i shpëtoi po ashtu dhe një atentati me eksploziv të ndodhur në Shtator të vitit 2016 kur në mjetit e tij një sasi eksplozivi shpërtheu dhe e plagosi atë.