Një person është vrarë sot në qytetin e Korçës.
Burimet nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, është goditur me thikë shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë.
Ai ka humbur jetën pas mbërritjes në Spitalin e Korçës.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /Opinion.al